Shantazh për pamjet intime, 19 vjecarja denoncon 3 të rinjtë

0
135

Tre të rinj kanë kërcënuar një 19- vjeçare nga Tirana duke i kërkuar kësaj të fundit para, për mospublikimin e disa pamjeve intime të vajzës, të cilat ata i  posedonin në telefon.

Policia e Tiranës, në sajë të një operacioni të koduar “Hacker”, ka arrestuar Sokol Krajën, 19 – vjeç ndërsa për E. S., 18-vjeç dhe A. B. 18 vjeç dhe është dhënë masa detyrim paraqitje (ne mungesë).

Këta shtetas janë denocuar nga E. P., 19-vjeçe, banuese në Tiranë, sepse i bënin shantazh për pamjet intime të saj dhe e kërcënonin se do t’i publikonin ato, nëse ajo nuk paguante.

Ndaj tre të rinjëve tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda Tiranë është depozituar precedimi penal për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”e kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here