Komenti i Metës në “Huffington Post” përpara vizitës në SHBA: Jemi krah jush në sfida të përbashkëta

0
117

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, do të udhëtojë ditën e hënë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në prag të vizitës, ai i është drejtuar me një letër Kongresit amerikan, ku vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rolin e veçantë të SHBA në zhvillimet në Shqipëri.

Meta: “Falë mbështetjes së vendit tuaj të madh, ne kemi përshkuar një rrugë të gjatë dhe që prej vitit 2008. Krahas krenarisë, ne duhet që të diskutojmë me urtësi dhe seriozitet, sfidat tona të përbashkëta”.

Meta kërkon nga kongresmenët amerikanë të nxisin kompanitë amerikane të investojnë në vendin tonë.

Meta: “Mund të jetë mjaft me përfitim për vendet tona nëse Shqipëria shënon një rritje dhe progres në një mënyrë sa më të shpejtë të mundshme. Thuajuni kompanive, qofshin ato agrokulturore, infrastrukturore, telekomunikacioni ose atyre që kanë të bëjnë me sisitemet bankare. Hajdeni të na vizitoni dhe do të shihni një shtet në lëvizje, i cili ka potencial për të lëvizur më shpejt përpara me më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit, më shumë kontribute në shoqërinë civile dhe më shumë zhvillim ekonomik, me Shtetet e Bashkuara si partner”.

Meta ndalet tek kriza e emigrantëve me të cilën po përballet Europa, dhe rikonfirmon qëndrimet e Shqipërisë për të mos ndërtuar mure.

Meta: “Është e vërtetë që ne kemi male të larta që shërbejnë si barriera të pjesshme për të penguar kalimin e tyre. Por edhe malet e larta nuk munden që t’a ndalojnë këtë valë. Ne nuk kemi as qëllime për të ndërtuar mure për t’i penguar ata. Ne e dimë se muret nuk mund t’i mbajnë njerëzit jashtë, por e dimë se ato mund t’i kthejmë shtetet pas. Muret nuk mund të dallojnë njerëzit e mirë nga ata të rrezikshmit, por qeveritë sigurisht që munden”.

Meta thotë se Shqipëria është e vendosur që të bashkpunojë për t’i dhënë përgjigjen më të mirë krizës së emigrantëve.

Por kërkon që kjo të bëhet me mëshirë dhe bujari. Në të kundërt- thotë Kreu i Kuvendit shqiptar,  ne do të biem të gjithë, duke bërë të njëjtat gabime fatale sëbashku.

 

Mesazhi i Ilir Metës drejtuar Kongresit Amerikan.

Është një nder që të jesh në kryeqytetin e vendit tuaj, duke u përgatitur për të takuar shumë nga ju nga të dyja anët e këtij spektri, sikurse antërë të kësaj administrate si dhe miq nga Shqipëria brenda dhe jashtë qeverisë suaj.

Unë vij si lideri i organit parlamentar në një demokraci të pjekur shpejt, e cila është një mik i mirë dhe i bsuar i Shteteve të Bashkuara. Një gjë e tillë do të ishte e pamendueshme përpara rrëzimit të Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së Jugosllavisë afro çerek shekulli më parë. Këtë pranverë ne festuam së bashku 25 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendeve tona. Falë mbështetjes së vendit tuaj të madh, ne kemi përshkuar një rrugë të gjatë dhe që prej vitit 2008 Shqipëria është antare e NATO-s. Ushtarët tanë qëndrojnë në anën tuaj në luftën kundër terrorizmit në Afganistan, Irak dhe në vende të tjera.

Ne duhet që të gjithë të jemi krenarë pasi kjo reflekton një progress real në pranimin e një baze amerikane me besim në demokraci, në sundimin e ligjit si dhe duke përafuar fjalët që shkruhen në deklaratën tuaj të pavarësisë, “Jeta, liria dhe ndjekja e lumturisë”, si të drejta të patjetërsueshme.

Por, ndërkohë krahas krenarisë, ne duhet që të diskutojmë me urtësi dhe seriozitet, sfidat tona të përbashkëta. Vendi im dhe rajoni jonë janë duke vëzhguar një krizë humanitare dhe një katastrofë të mundshme në horizont. Dhe kur i them këto nuk flas në mënyrë figurative. Vala e emigrantëve të dëshpëruar dhe në nëvojë qëndron në horizontin tonë.

Është e vërtetë që ne kemi male të larta që shërbejnë si barriera të pjesshme për të penguar kalmin e tyre. Por edhe malet e larta nuk munden që t’a ndalojnë këtë valë. Ne nuk kemi as qëllime për të ndërtuar mire për t’i penguar ata.

Ne eurpianët dimë diçka në lidhje me muret. Ne e dimë se muret nuk mund t’i mbajnë njerëzit jashtë, por e dimë se ato mund t’i kthejmë shtetet pas. Muret nuk mund të dallojnë njerëzit e mirë nga ata të rrezikshmit, por qeveritë sigurisht që munden. Dhe muret, mjaftueshëm ironikisht, në fakt mundësojnë një ikje nga realiteti. Ato na lejojnë që të heqim dorë nga përgjegjësitë tona kolektive për njerëzimin dhe për njëri-tjetrin.

Por, cila duhet të jetë përgjigjia jonë? Lutja ime për ju, miqtë e mi parlamentarë, është që të kujtoni një shprehje të njohur amerikane; ‘le t’a përballojmë këngën së bashku’. Shqipëria është e vendosur që të bashkpunojë nga afër me fqinjët e saj në rajonon, me partnerët në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara si dhe me shtete të tjera, për t’i dhënë përgjigjen më të mirë krizës së emigrantëve. Por le t’a bëjmë këtë me mëshirë dhe bujari, ndërkohë që në të njëjtën kohë i japin përgjigjen e duhur. Në të kundërt, ne do të biem të gjithë, duke bërë të njëjtat gabime fatale së bashku.

Ne do t’i kapërcejmë këto kriza. Dhe përpara se t’a bëjmë, ka shumë gjëra të cilat mund t’i bëjmë në të mirë të popujve tanë. Shqipëria ka një histori për të treguar, një histori shumë të bukur. Është një histori që tregon se si një shtet me shumicë myslimanësh shkon mjaft mirë me katolikët dhe ortodoksët. Por, shihni sa më afër nesh. Ju nuk do të gjeni një besim i cili luan një rol në drejtimin e qeverisë ose në diktimin e sjelljes së qytetarëve shqiptarë.

Ne si shqiptarë jemi krenarë për harmoninë tonë fetare. Sa vende të tjera me përbërjen tonë mund t’a thonë një gjë të tillë?

Ne kemi resurse të pashfrytëzuara duke filluar nga vetë njërëzit. Ata janë gati që të inspirohen dhe që të lëvizin përpara. Ata janë gati që të trajnohen dhe të vendosen për të krijuar kura për sëmundjet, të korra për masat si dhe makineri për progresin teknologjik.

Ky është edhe vendi ku partneriteti ynë del në skenë. Mund të jetë mjaft më përfitim për vendet tona nëse Shqipëria shënon një rritje dhe progres në një mënyrë sa më të shpejtë të mundshme. Ju keni biznese të vogëla dhe të mëdha në zonat tuaja. Thuajuni kompanive, qofshin ato agrokulturore, infrastrukturore, telekomunikacioni ose atyre që kanë të bëjnë me sisitemet bankare. Tregojuni për Shqipërinë.

Hajdeni të na vizitoni dhe do të shihni një shtet në lëvizje, i cili ka potencial për të lëvizur më shpejt përpara me më shumë transparencë, më shumë sundim të ligjit, më shumë kontribute në shoqërinë civile dhe më shumë zhvillim ekonomik, me Shtetet e Bashkuara si partner.

Lutja ime për ju është e qartë. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të rrijnë thjesht e lidhur me rajonin tonë. Ajo duhet të kthehet në liderin që të gjithë presim të jetë.

Disa prej nesh shpenzuan një pjesë të mirë të jetës në sisteme të turpshme të cilat na mohuan të drejtat themelore dhe lirinë. Edhe në ato ditë, në e kemi parë gjithmonë me admirim vendin tuaj dhe po, ndonjëherë edhe me pak zili.

Ne lutemi që Shtetet e Bashkuara të mbeten shteti i cili vijon të jetë feneri ndriçues për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ky është momenti më i keq që vendi juaj i madh të tërhiqet nga përgjegjësia globale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here