Informacion nga Kryeministria:Rama kërcënon ‘Kushtetuesen’ për Kokëdhimën

0
132

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Edi Rama po u bën presione ‘banditeske’ ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.

Berisha thotë se burime pranë Edi Ramës, i bëjnë atij se e gjithë Kryeministria është vënë në lëvizje për rastin.

Reagimi i plotë i Berishës:

Burime pranë Edi Ramës bëjnë me dije se e tere kryeministria, me në krye Edvin Kokëdhimën është përqendruar me te gjitha mjetet e joshjet e shumta por edhe kërcënimet me të egra direkte personale te Edvin Ramës ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese për të shpëtuar mandatin e hajdutit te shtetit, sivlla Kokedhimës.

Gjykatësve ju është bërë lista e të gjithë njerëzve të punësuar nga kushërirë Koleka dhe thërritën një nga një nga bosët e tyre duke u thënë “vendimin ose vendin e punës”. Sekretari i Përgjithshëm i mafies qeveritare, Agaçi, po rremon në dosje pronësie dhe dosje te tjera dhe vrapon për të korruptuar gjyqtare.

Situata në Gjykatën Kushtetuese nuk ka qenë kurrë e tillë. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim stalinist të Edvin Kristaq Ramës ndaj gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese kërkoj ndalimin e menjëhershëm te ketij presioni kriminal mbi gjykatën që është dhe garantë e kushtetutës së vendit.

berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here