Rrezikon 16 vjet burg për grabitjet që ka kryer, shqiptari bën festë në qelitë italiane

0
103

Emanuel Demaj rrezikon 16 vjet burg për grabitjet që ka kryer së bashku me bandën e tij, por, nuk duket se po e përjeton keq qëndrimin në burg.

Fotoja e fundit e postuar prej në rrjetet sociale ka shkaktuar shumë reagime në Itali. Ai është në qendër të tavolinës në qelinë e tij duke festuar ditëlindjen e një shoku. Kjo ka ndodhur brenda burgut të Montorio-s, në provincën e Verona-s.

Fotografia është përhapurgjerësisht në rrjetet sociale.

Më herët, Demaj është kapu me një celular, të cilin e përdorte për të telefonuar vëllain e tij Erionin, i burgosur në Lion të Francës.

 “Buzëqeshja tallëse që shfaq në fotografi, është një sfidë ndaj drejtësisë italiane, një shuplakë ndaj sistemit të burgjeve, një pështymje në fytyrë të gjykatësit që do ta dënojë”, shkruajnë mediat italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here