Më 7 – maj mësuesit do të testohen, ata që vlerësohen negativisht nuk përfitojnë rritje rroge

0
217

mesuesit-testim

 

Testi i provimit të kualifikimit përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje mbi dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve. Pjesa e dytë përfshin përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit të kualifikimit përkatës

Me datë 7 maj 2016 mësuesit e arsimit parauniversitarë në të gjithë vendin do ti nënshtrohen provimit të kualifikimit. Ministria e Arsimit dhe e sportit në shkresën e saj të fundit ne nr 1737, provimi i kualifikimit të mësuesve do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, dhe do të zhvillohet në Tiranë. Gjithnjë duke u mbështetur në udhëzimin e MAS, kandidati ka të drejtë të hyjë në procesin e kualifikimit për çdo kategori jo më shumë se tri herë. Mësuesit janë të ndarë në tri kategori: kategori e lll janë mësuesit që kanë të paktën 5 vite punë dhe hyjnë në kualifikim për kategorinë “mësues I kualifikuar”. Kategoria e ll janë mësuesit që kanë të paktën 1o vite punë dhe për të paktën dhe të paktën 5 vite punë pas marrjes së kategorisë së tretë dhe hynë në kualifikim për kategorinë “mësues specialist”. Ndërkohë që, për kategorinë l, “mësues mjeshtër”, kandidatët duhet të kenë të paktën 20 vite punë dhe të paktën 10 vite punë pas marrjes së kategorisë së dytë. Rezultatet pozitive të këtij provimi kushtëzojnë rritjen e pagës sipas vjetërsisë së punës nga 5 në 10 dhe 20 për qind  për të gjithë arsimtarët që marrin pjesë në këtë testim. Ndërsa ata mësues që futen në këtë garë e dalin me një vlerësim negative, nuk e humbasin vendin e punës, por vetëm nuk përfitojnë rritjen e pagës. Programet e kualifikimit të mësuesve  janë hartuar nga ekspertët e Institutit të Zhvillimit të Arsimit(IZHA), të cilat gjenden të detajuara në faqen zyrtare të asaj www.izha.edu.al. Në total janë 22 programe kualifikimi, kjo në bazë të profileve që kanë arsimtarët, po ashtu janë edhe 14 dokumente të tjera që mësuesit duhet të kenë njohuri, pasi do jenë pjesë testimit, ku përfshihen ligji I arsimit parauniversitarë, udhëzimet e ndryshme në normën e punës dhe numrin e nxënësve, standardet e mësuesit si dhe Kodi I etikës. Në provimin e kualifikimit këtë të shtunë pritet të hynë 4 mijë arsimtarë, për të cilët është kusht që të jenë vlerësuar me mbi 5 pikë në portofolin profesional.

 

Programet

 

Programi i kualifikimit të mësuesve të arsimit të lartë parashkollorë bazohet në të gjitha programet mësimore të arsimit parashkollorë, ndërsa program i kualifikimit të mësuesve të arsimit fillorë bazohet në të gjitha programet lëndore që mësuesi jep në arsimin fillorë. Programet e kualifikimit të mësuesve në arsimin e mesëm dhe të ulët, gjimnaz, në shkollat e specializuara si dhe të mësuesve të kulturës së përgjithshme në arsimin profesional e arsimin e orientuar bazohen në të gjitha programet e lëndëve dhe temat që mësuesit japin në këto shkolla. Ndërsa për shkollat artistike, programet e kualifikimit bazohen në lëndët e programet mësimore për degët e muzikës, artit pamorë dhe baletit. Programet e kualifikimit të mësuesve të arsimit profesional dhe të shkollave të specializuara, që japin lëndët e kulturës profesionale pregaditen sipas programeve të përgjithshme të përgatitura nga IZHA. Mësuesit e arsimit të mesëm dhe të ulët dhe atij të mesëm dhe të lartë, që japin më shumë se një lëndë do ti nën shtrohen procesit të kualifikimit për lëndën në të cilën zhvillojnë më shumë orë mësimore vjetore gjatë vitit të kualifikimit. Testi i provimit të kualifikimit përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban pyetje mbi dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë me veprimtarinë e mësuesve, programet përkatëse lëndore, metodologjinë e mësimdhënies dhe të nxënies në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe komunikimin e mësuesit në institucionin arsimorë aspekte të drejtimit të gjuhës shqipe si dhe të tjera, që përcaktohen në udhëzimin vjetor përkatës. Pjesa e dytë përfshin përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit të kualifikimit përkatës. Provimi i kualifikimit do të zhvillohet me shkrim në 7 maj për të gjithë mësuesit në Tiranë nga ora 10:00- 12:30 në ambientet e planifikuara nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Kandidatët tashmë janë njohur edhe me vlerësimin e portofolit të tyre profesional, të cilin e kanë dorëzuar në drejtoritë arsimore përkatëse. Kusht për të hyrë në promovimin e kualifikimit këtë të shtunë është edhe vlerësimi që kanë marrë nga portofoli, pasi arsimtarët që nuk kanë marrë pikët minimale(5 pikë) në këtë fazë nuk do të futen në testim.

 

Vlerësimi

 

Vlerësimi përfundimtarë I kandidatit bëhet me sistemin e 100 pikëve, ku futen pikët e portofolit , bonuset, pikët e pjesës së parë dhe pjesës së dytë të testit. Vlerësimi bëhet me pesë shkallë: A, B, C, D, E, që I korrespondojnë përkatësisht vlerësimit me fjalët: ‘shkëlqyeshëm”, “shumë mirë”, “mirë”, “mjaftueshëm”, dhe “dobët”. Testi quhet I marrë me sukses, nëse kandidati ka marrë pikët minimale në secilën pjesë të testit. Kandidati që vlerësohet me e ( dobët), nuk e merr kualifikimin dhe nuk përfiton shtesë page, por nuk e rrezikon vendin e punës. Kandidatët brenda tri ditëve nga shpallja e rezultateve kanë të drejtë të bëjnë ankimimin e rezultateve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here