Azilkërkuesit , për 2015-ën aplikuan 480 të mitur shqiptarë

0
157

refugjat

 

Sipas të dhënave të publikuar këtë të hënë në Eurostat janë 90 mijë të miturit nga e gjithë bota që kanë marrë rrugët e Europës në kërkim të azilit vetëm për vitin 2015. Pak më shumë se gjysma e tyre janë afganët. Nga Shqipëria sipas raportit për 2015 kanë aplikuar 455 shqiptarë të mitur drejt Britanisë së Madhe, 10 drejt Irlandës dhe 15 drejt Luksenburgut. Po në këtë vit 88 300 azilkërkues kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian (BE ) të cilët janë të miturit të pashoqëruar . Ndërkohë që numri i tyre që nga periudha 2008-2013 , pothuajse është dyfishuar për të arritur pak më shumë se 23 000 persona , pothuajse është katërfishuar në vitin 2015 . Në vitin 2015 shkruan Raporti  një shumicë e konsiderueshme e të miturve të pashoqëruar ishin meshkuj ( 91 % ) më shumë se gjysma ishin të moshës 16 deri në 17  kurse ata të moshës 14 deri 15 llogariten për 29% ( 25 800 persona ). Niveli i papunësisë dhe kushte e vështira ekonomike i kanë dertuar të miturit shqiptarë që të trokasin në dyert e europës. Të miturit shqiptarë përballen me kushte shumë të vështira ekonomike dhe familjarët e tyre nuk kanë mundësi që ti ndihmojnë për të ndjekur qoftë shkollën e mesme apo dhe atë nëntëvjeçare. Ke shumë të mitur shqiptarë që enden rrugëve të qyteve për arsye se nuk kanë mundësi tjetër për të jetuar. Të larguarit jashtë vendit e shohin si tokën e premtuar për të ndërtuar një jetesë dhe një të ardhme më të mirë. Të gjithë të miturit apo dhe të rinj shqiptarë nuk kanë më besim tëk vendi i tyre. Ata detyrohen të lënë prindërit, të afërmit dhe të braktisin vendlindjen për të sigurua një të ardhur më të mirë. Punët që mudn ti presin jashtë mund të jenë nga më të vështirat dhe më të rëndonta. Besoj se të gjithë kemi shembuj për të sjellë në lidhje me kët temë. Shumë të rinj shqiptarë jetojnë  dhe punojnë në të zezë. Ata as që figurojnë dhe të regjistruar dhe në vendin në të cilin kanë shkuar për të punuar. Mënyra se si janë larguar shumë të rinj apo të mitur jashtë janë nga më të tmerrshmet. Nëpër kamion e gomone, nëpër male dhe lumenj, vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë. Ata shkojnë dhe bëhen skllevër të botës sepse vendi i tyre nuk u siguron dot një vend pune. Sepse shteti i lë rrugëve të lypin dhe të mbeten ashtu endacakë gjithë jetën. Sepse në vendin tonë të gjitha fondet e popullit nuk investohen aty ku duhet të investohen. Dhe padyshim të miturit dhe të rinj shqiptarë gjenden në udhëkryqet e shtigjeve të portave dhe dyerve të vendeve të Europës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here