Pasuritë, 6 ministrat e kabinetit Rama më dorëshpuar që s’dinë të kursejnë

0
153
Mimi Kodheli, Saimir Tahiri, Eglantina Gjermeni, Mirela Kumbaro, Edmond Panariti dhe Ermonela Felaj rezultojnë të jenë ministrat më dorëshpuar të kabinetit Rama. Sipas të dhënave të deklaratave të pasurisë së publikuar nga Open Spending Data, vihet re se ata vetëm kanë investuar, paguar kredi apo shpenzuar, po nuk shënojnë të kenë kursyet nga të ardhurat e tyre. Lëvizjet më të madha duket se janë bërë në familjen e Ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, i cili duket se ka “autorizuar” bashkëshorten të paguajë për nevojat e familjes.

Një detaj interesant del në pah edhe nga familja e Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri i cili ka hapur një llogari kursimi në emër të djalit të tij të vogël, një investim ky jo fort i përhapur në familjet shqiptare.

Mimi Kodheli
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015

Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet  Paga dhe honorare si ministër në vlerën 1 575 943 (një milion e pesëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e nëntëqind e dyzet e tre) lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Bashkëshorti zoti Lekë Kodheli të ardhura nga paga në vlerën 306 469 lekë.
2) djali mosha madhore Mikel Kodheli deklaron se nuk disponon pasuri të emrin e tij.
Të tjera   Pakësuar një llogari bankare në emër të djalit me 19 071 lekë.
2) tre llogari bankare të pandryshuara nga viti i mëparshëm.
4) ndryshime në llogari bankare me depozitë bankare -4 euro, llogari bankare shtuar me 43 382 lekë, depozitë në lek pakësuar me -6 103 lekë, shtuar depozita me 31 euro. Shtuar depozita në USD me 2 usd. Pakësuar llogari bankare me 86 euro.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here