Bulqizë/ Grabit rojen e karburantit, identifikohet nga policia autori i ngjarjes

0
158

Roja i karburantit në Bulqizë lajmëroi policinë se i kishin vjedhur 60 mijë lekët e xhiros ditore.   Policia lokake njoftoi se rreth orës 01:00, të mëngjezit në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonate nga roja i karburantit në qytetin e Ri Bulqizë, shtetasi H. H, se një shtetas i panjohur nga ana e tij i ka marrë me dhunë 60.000 lekë të xhiros dhe është larguar në këmbë.   Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e policisë ku si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, si dhe pas kqyrjes së kamerave të karburantit u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.   Forcat e policisë të Komisariatit të Policisë Bulqizë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here