Halimi: Reforma në drejtësi do bëhet, por jo sipas projektit të Edi Ramës

0
127

Teksa bojkotoi punimet e Komisionit për Reformën në drejtësi, Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin se nuk mund të bëjë reformë në drejtësi sa kohë bën avokatin e Emiljano Shullazit.

Nënkryetari i Komisionit, Eduard Halimi, tha se reforma në drejtësi do të bëhet, por jo sipas projektit të Ramës.

Përkundër vendimit politik të grupit parlamentar të PD, Halimi bëri me dije se puna e ekspertëve të kësaj partie do të vijojë edhe përgjatë kësaj jave sëbashku me ekspertët ndërkombëtarë për të përpunuar draftin e amendamenteve kushtetuese dhe draftin e ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me komponentin antikorrupsion.

Halimi: Jeni njohur me qëndrimin politik të grupit parlamentar të PD, që shpreh papajtueshmërinë e plotë me standartin kriminal që ka ndjekur Rama. Nga njëra anë urdhëron dënimin e denoncuesit të Shullazit me përjashtimin 10 ditë të Doktor. Berishës nga parlamenti, nga ana tjetër merr në mbrojtje Shullazin siç ka bërë këto tre vite.Siç bëri dhe në Parlament, ku në vend që të falenderonte Prokurorinë, e sulmoi ashpër duke i dalë në krah bandave dhe Shullazit, duke thënë se policia kishte kërkuar arrestimin e tij por Prokurioria e kishte vonuar.

Deklaratë që në fakt nuk arriti ta artikulonte as avokati i Shullazit para kamerave. Kjo është drejtësia që do Edi Rama. Në vend që si Kryeministër të dilte në mbrojtje të Prokurorisë, dëshmirareëve, biznesmenëve që u është vënë gjoba, bëri avokatin e Shullazit. Kjo është drejtësia që kërkon Edi Rama dhe nuk mund të jetë kurrë drejtësia që duan shqiptarët.

Nëse drejtësia do ishte nën këmbët e Edi Ramës Shullazi do ishte sërish jashtë duke u vënë pistoletën në kokë biznesmenëve dhe duke grabitur prona. Dhe flet për reformën në drejtësi. Kush flet, ai që mbolli gjithë Shqipërinë me kanabis.Ai që futi në parlament deputetë me rekorde të tmerrshme kriminale.

Sistemi i drejtësisë duehttë jetë larg Edi Ramës dhe kjo është immediate. Qytetarët duan një drejtësi larg Qeverisë dhe larg Edi Ramës. Projekti që ka pasur në kokën e vetë për sistemin e drejtësisë është rrëzuar, nuk ekziston më, u rrëzua nga Venecia. Ky është ai që vonon reformën në drejtësi të paktën prej dy vjetësh.Që nga shtatori deri në dhjetor vonoi Byronë e Hetimit se donte patjetër ta kishte nën Emiljano Shullazin për ta mbrojtur atë dhe shullazët e tjerë.

Po kërkon opozita pretekst për ta vonuar reformën?

Halimi: Ai që ka penguar reformën në drejtësi ka qenë Edi Rama që ka pasur një projekt të vetin, nuk ka pranuar kurrë një projekt bashkë me opozitën. Ekspertët e PD kanë punuar gjatë javës së kaluar, sëbashku me PD kanë treguar se janë për një projekt gjithëpërfshirës për reformën në drejtësi. Projekt që do nisë me komponentin antikorrupsion, që do bëjë të mundur krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Prokurorisë Speciale jo ashtu si e do Edi Rama nën Shullazin dhe për të mbrojtur atë dhe bandën e tij.

Reforma në drejtësi do të bëhet, projekti i reformës në drejtësi do të miratohet, jo ai projekt që ka Edi Rama në kokë, por reforma në drejtësi siç e kërkon Komisioni i Venecias, sigurisht në ditët në vijim, pasi të mbarojë vendimi politik i grupit parlamentar të PD.Edhe gjatë kësaj jave, ekspertët e PD-së do punojnë me ekspertë ndërkombëtarë për të përpunuar draftin e amendamenteve kushtetuese dhe draftin e ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me komponentin antikorrupsion. Draftin e Ligjeve për Byronë, SPAKU-n dhe Vetingun. Në ditët në vijim do jetë punë e Komisionit për reformën në drejtësi që duhet të miratojë një projekt që ta mbajë drejtësinë larg Edi Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here