Mashtrimi me ilaçet, Prokuroria kërkon dënimin ndaj personave përgjegjës

0
113

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për disa prej personave, të përfshirë në skemën mashtruese të ilaçeve, e njohur ndryshe si “Farmacia 1”. Këta persona, përfshirë zyrtarë dhe farmacistë, kanë qenë të përfshirë në një skemë mashtruese financiare me rimbursimin e medikamenteve, nga e cila i është shkaktuar shtetit dëm rreth 56 milionë lekë të reja.   Në përfundim të procesit gjyqësor për një pjesë të personave të përfshirë në këtë skemë, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin, si më poshtë:   Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysni Roçi për veprën penale të “mashtrimit” të kryer ne bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjerin Xhuvani për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burgim. Në baze të nenit 35 të Kodit Penal ti hiqet e drejta për të ushtruar  funksione publike për një periudhe prej tre vitesh.   Deklarimin fajtor të të pandehures Edlira Mara për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe dënimin e saj me 3 vjet burg. Deklarimin fajtor të të pandehurës Edlira Mara për vepren penale të “Falsifikimit te dokumenteve” dhe dënimin e saj me 2 vjet burg.   Në bashkim të dënimeve në baze të nenit 55 te Kodit Penal dënimin e të pandehurës Edlira Mara përfundimisht me 5 vjet burgim.   Ne baze te nenit 35 të Kodit Penal ti hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe prej tre vjetësh.   Deklarimin fajtor te te pandehures Frida Lamce per kryerjen e vepres penale te “Falsifikimit te dokumentit”, dhe denimin e saj me 1 vit e 9 muaj burgim. Ne zbatim te Nenit 59 te Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per pjesen e mbetur duke e vene te pandehurin ne prove per nje periudhe kohe prej 18 muajsh. Ne baze te nenit 35 te Kodit Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar funksione publike per nje periudhe prej 1 viti.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatbardh Budo per vepren penale te “Falsifikimit te dokumentave” dhe denimin e tij me 2 vjet burgim.   Deklarimin fajtor te te pandehures Mimoza Tufi per vepren penale te “mashtrimit” ne bashkëpunim” dhe denimin e saj me tre vjet burgim. Ne zbatim te Nenit 59 te Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim duke e vene te pandehurin ne prove per nje periudhe kohe prej 18 muajsh. Ne zbatimi te nenit 39 te K.Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar profesionin e drejtuesit teknik per nje periudhe kohe prej 1 viti.   Deklarimin fajtor te te pandehurit Arens Spahiu per vepren penale te “mashtrimit” ne bashkëpunim” dhe denimin e tij me tre vjet burgim. Ne zbatim te Nenit 59 te Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim duke e vene te pandehurin ne prove per nje periudhe kohe prej 18 muajsh. Ne zbatimi te nenit 39 te Kodit Penal ti hiqet e drejta per te ushtruar profesionin e drejtuesit teknik per nje periudhe kohe prej 1 viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here