Basha në Rrëshen: Rama ndërtoi Shqipërinë e mjerimit për qytetarët e të luksit për qeveritarët

0
117

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një takim me tregtarë dhe banorë të Rrëshenit deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar dy Shqipëri. Atë të mjerimit për qytetarët e të luksit për qeveritarët.

Basha deklaroi se ekonomia e vendit nuk mund të rritet, kur investitorët kanë frikë të investojnë ndërsa premtoi se punsimi I të rinjve do të jetë prioriteti numër me ardhjen e PD në Qeverisje.

Basha: Po si mund të rritet ekonomia kur kapitali, investitorët kanë frikë të investojnë?! Sepse po të hapin një investim i pari do tu vijë taksidari, i dyti do të vijë zyrtari i korruptuar që do të kërkojë pjesën e vet për një licencë, për një leje, i treti do të vijë krimineli me mbështetje qeveritare që do të kërkojë gjobën me pistoletë në kokën e biznesmenit. Detyra numër një e qeverisjes së ardhshme të demokratëvedo të jetë punësimi i rinisë shqiptare dhe për këtë ne do të bëjmë gjithçka. Kemi propozuar dhe do të ekzekutojmë që javën tonë të parë faljen e kamatëvonesave dhe borxheve të energjisë elektrike të pakonfirmuara por përmes sistemit aforfe. Dhe do të vendosim për të gjithë familjet në nevojë ekonomike sasinë prej 200 kë në muaj falas, të paguar drejtpërdrejtë nga buxheti i shtetit dhe të njëjtën gjë edhe për faturën e ujit.

Basha prezantoi në Rrëshen platformën e PD që nis me uljen e taksave, siguri juridike për investitorët

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here