Vrau bashkëshorten greke, fëmijët e urrejnë babain Klodi Lesi

0
164
Shqiptari vrasës i gruas së tij greke vazhdon të marrë vëmendjen e mediave helene. Gazetarët e televizionit grek “Star” kanë shkuar në vendin e krimit, në shtëpinë ku Klodi Lesi vrau me thikë gruan e tij, Lela Mavromatis. Ngjarja ndodhi në Halkidiki të Selanikut.

Pas vrasjes, e cila erdhi si pasojë e përjashtimit të shqiptarit nga biznesi i familjes, Klodi Lesi u arratis për 18 ditë me djalin e vogël (çifti kishte dy djem).  “Na shkatërroi jetën. Ai shkatërroi familjen tonë”, thotë në një pjesë të reportazhit djali i vogël, Fivo duke grisur fotografinë e tij ku është me babain Klodi Lesi. Kurse gjyshi i tyre, tregon se fëmijët janë mirë nga ana shëndetësore, por shpeshherë përmendin nënën e tyre pasi i ndiejnë mungesën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here