Krimi në familje, djali mbyti nënën me duar: “Dëgjoja shumë zhurma”

0
135

Ardit Zenelhoxha, i riu që u arrestua me akuzën se mbyti nënën e tij është marrë në pyetje nga ekspertë të krimit në familje.

Sipas burimeve konfidenciale nga Policia, bëhet e ditur se fjalët e tij kanë qenë të pakta, por të përsëritura të njëjtat gjëra. Pyetjes se përse e mbyti nënën e tij, Arditi i është përgjigjur: “Dëgjoja zhurma”.

Kur e pyesnin se çfarë zhurmash dëgjonte, Arditi sërish shkurt është përgjigjur: “Nëna bënte zhurmë”, duke mos qartësuar se çfarë zhurme bënte nëna e tij.

Pas kësaj, ekspertët kanë mundur të zbardhin edhe vrasjen. Arditi, pasi ka dëgjuar zhurma, ashtu si edhe deklaron, ka hyrë në dhomën e nënës, ku ende nuk dihet nëse kjo e fundit ka qenë në gjumë apo zgjuar, dhe me gjithë fuqinë që kishte, i ka vendosur duart në fyt dhe e ka mbytur atë, duke mos i lënë kohë të vetëmbrohej.

Pas kësaj, kur është ndërgjegjësuar për atë që ka bërë, ai ka kërkuar ndihmën e xhaxhait të tij, edhe pse mësohet se këtij të fundit nuk i ka dhënë shumë detaje rreth vrasjes apo që të kërkonte falje ose ngushëllim për krimin që sapo kishte bërë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here