Kërcënimi i Mynyr Konit/ Reagon Saimir Tahiri, ja cfarë thotë për arrestimin e Shullazit

0
140

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në emër të qeverisë ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë se nëpërmjet Emiljano Shullazit kanë kërcënuar kandidatin për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni. Në një postim në rrjetin social FB, Tahiri sqaron se nuk kanë ndërhyrë në garën për zgjedhjet universitare.

Tahiri në FB: Policia kryen arrestime, Saliu me Lulin thone qe nderkombetaret paskan urdheruar Edi Ramen qe ta beje kete, pasi po sipas Saliut dhe Lulit ai e perdori te arrestuarin kryesor per te kercenuar kandidatin per rektor! Cfare degradimi moral, politik, logjik!Edi Rama dhe PS nuk kane nderhyre asnje cast dhe ne favor te askujt ne garen e zgjedhjeve universitare. Keto qe po zhvillohen jane te parat zgjedhje te lira nga ndikimi i qeverise qe jane zhvilluar ndonjehere ne universitete.

Duke iu referuar ndalimit të Shullazit, Tahiri thekson se në këtë qeveri nuk ka asnjë mbi ligjin, duke theksuar se Basha dhe Berisha i akuzojnë për gjëra që sipas Tahirit i kanë bërë vetë kur ishin në pushtet.

Tahiri në FB: Ndersa Policia e Shtetit provoi edhe njehere se nen kete qeveri s’ka asnje te mbrojtur nga ligji, asnje mbi ligjin.Sot na akuzojne per te njejtat gjera qe i benin vete kur ishin ne qeveri.Ne kete vend, per dy dekada, ka vetem nje njeri e nje parti qe ka nxitur, perkrahur e mbrojtur boten e krimit, e po keta kane goje sot te akuzojne ne.Prandaj Saliu dhe Luli sot meritojne vetem fjalen e urte popullore qente le te lehin karvani ecen perpara!

tahiri-5

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here