Tiranë/ Tritol makinës së emigrantit, shkak një konflikt i vjetër

0
151

Më datë 16.04.2016, rreth orës 00:20, në rrugën “Llambi Bonata”, në garazhdin e banesës së shtetasit G. Sh., 37 vjeç, banues më Itali, është degjuar një zhurmë e ngjashme me atë të shpërthimit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë të Komisariatit nr 6, ekspertët xhenier dhe grupi hetimor, ku nga  kqyrja e vendit të ngjarjes rezultoi se:

Në tokë, poshtë derës së pasme të pasagjetit është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit  ka pasur  dëme të  vogla  materiale të pjesëve plastike të derës së pasme të pasagjerit  dhe të shasisë të automjeti tip “Audi”, në pronësi të këtij shtetasi.

Nga hetimet paraprake, dyshohet që shkak i kësaj ngjarje të jetë një konflikt i vjetër.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here