Pasaportat Biometrike/ Afati i fundit 31 korrik

0
131

Ministria e Brendshme rikujton se 31 korriku 2016 është afati i fundit për vlefshmërinë e pasaportave biometrike të lëshuara në periudhën prill 2009-korrik 2010, për shtetasit nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit.Për këtë arsye, MB fton qytetarët që kanë hasur problematikën e vlefshmërisë së gabuar të dokumentit biometrik, të aplikojnë sa më shpejt për pasaportat e reja duke shmangur rradhët në ditët e verës, kur shtohet fluksi për shkak të ardhjes së emigrantëve.

Afati i vlefshmërisë së pasaportave për këtë kategori shtetasish është 5 vjet, në përputhje me standardet ndërkombëtare të dokumenteve të udhëtimit.

Gjatë periudhës prill 2009-korrik 2010, për shtetasit shqiptarë nën moshën 16 vjeç në momentin e aplikimit, janë lëshuar rreth 156 mijë pasaporta me afat vlefshmërie jo të saktë (10 vjet), ndërkohë që duhet të ishin 5 vjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here