Ngjarjet kriminale, Tahiri nguron të flasë për krimet e pazbardhura

0
166

Teksa ishte në një aktivitet  me shkollat 9-vjeçare për sigurinë rrugore dhe zbatimin në praktikë të rregullave të qarkullimit rrugor, Ministri i Brendshëm është pyetur nga gazetarët për shumë ngjarje të tjera të cilat kanë mbetur të pazbardhura. Puetjeve të  gazetarëve  ministri i ka anashkaluar për të dhënë një përgjigje. Ndërkohë që  vazhdonte të fliste për një besim të përmbushur tashmë të publikut ndaj policisë. Ai u tha gazetarëve se kërkon ende kohë për të bërë të mundur zbardhjen e shumë ngjarkjeve kriminale në vend. Ndërkohë që pas çdo dalje nuk ngurron të flasë për punën e mirë të policisë dhe besimin që publiku duhet të ket tek ajo. Një tjetër reagim i ministrit ka qenë ai ndaj një deklarate të bërë nga kryeprukurori Adriatik Llalla gjatë takimity që pati në Uashington. Llalla deklaroi në atë kohë se qytetarët i drejtohen më shumë prokurorisë, pasi nuk kanë besim te policia. Teksa fliste, Tahiri shprehej se qytetarët nga dita në ditë kanë më shumë besim tek policia e shtetit, që sipas tij ka rilindur që prej vitit 2013. Këto deklarata ministri i bëri gjatë një aktiviteti në shkollën Edith Durham në kuadër të javës së sigurisë rrugore.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here