Elbasan/ Shpërthim me tritol në një banesë te “5 Maji”, nuk ka persona të lënduar

0
162

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një banesë në lagjen ‘5 Maji’ të Elbasanit. Policia thotë se shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi në pjesën e jashtme të banesës së 62-vjeçarit me iniciale E.R. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërkohë që nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi.   Për pasojë, është dëmtuar vetëm porta prej hekuri e banesës dhe dëme të tjera materiale. Policia po merr në pyetje pronarin e banesës për të mësuar nëse ka konflikte të mundshme. Deri tani nuk dihet asgjë rreth shkaqeve apo identitetit të autorit/ëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e këtij akti kriminal.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here