Krujë/ Policia sekuestron 50 kg kanabis, arrestohen 3 persona, dy të tjerë në kërkim

0
235
Policia e Durrësit sekuestroi 50 kg kanabis gjatë një operacioni në fshatin Gramëz të Krujës. Droga u gjet mbrëmjen e 9 prillit 2016 gjatë kontrollit në një banesë dhe në një makinë në këtë fshat.
Të arrestuarit janë F.C, 62 vjeç, A. C, 37 vjeç dhe Xh. S, 40 vjeç të tre banues në Gramëz, Krujë.
Policia shpalli në kërkim dy persona.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ”, në bashkëpunim parashikuar në nenin 283 / 2 të Kodit Penal.
Operacioni u kodua  Gramëz..

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here