Tiranë/ Vihen në pranga 3 Inspektorë për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre

0
142

Tre Inspektorë të Inspektoriatit Qendror Teknik janë ndaluar për veprën penale “Korrupsionit pasiv” dhe” Shpërdorimit të detyrës”. Urdhri për ndalim është dhënë nga Prokuroria e Tiranës  ditën e sotmë dhe është ku dhe janë ndaluar nga forcat e Policisë së Shtetit këta persona:

 

Sandër  Prenga, i datëlindjes 1967;

Dorjan Flamuraj, i datëlindjes 1981;

Alton Kasembi, i datëlindjes 1974;

Sipas organit të akuzës, ketimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se, për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj Drejtorie kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë  hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit,  me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve,  që varjojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te kostatuara.

Prokuroria e Tiranës, pasi siguroi informacionin e nevojshëm hetimor, urdhëroi ndalimin e menjëhershëm për punonjësit e IQT-së.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here