Prokuroria e Apelit Kërkon riarrestimin e zyrtarëve të INUV Vlorë

0
126

Prokuroria e Apelit ka urdhëruar riarrestimin e zyrtarëve të INUV së Bashkisë Vlorë, të cilët dyshohen për veprat penale ‘shpërdorim i detyrës’ dhe ‘ndërtim i paligjshëm’. Prokuroria e Apelit vendosi riarrestimin e Kryeinspektorit të INUV të Bashkisë së qytetit, paraardhësin e tij, një inspektori të këtij institucioni, si edhe të një ndërtuesi. Urdhërat e arrestit u nxorrën pasi Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i konsideroi të paligjshëm ndalimet e kryera me vendim të Prokurorisë së Vlorës.

Të ndaluarit janë:

  1. Edmond Aliaj, administrator i subjektit “Endriu 08”shpk
  2. David Tushaj, me detyrë Kryeinspektor i INUV, Bashkia Vlorë
  3. Besnik Karabolli, me detyrë Kryeinspektor i INUV (Qershor 2012- Nëntor 2014).
  4. Oltian Bejo, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë.

Po ashtu, Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për:

  1. Marjol Mustafaraj, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë
  2. Endri Zeneli, me detyrë inspektor i INUV, Bashkia Vlorë

Në Mars 2016, Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ndalimin e disa personave, prej të cilëve Kryeinspektorin e Inspektoratin Vendor Urbanistik në detyrë, paraardhësin e tij, inspektorë të INUV, si edhe administratorin e një kompanie ndërtimi, pasi zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një godine 6-11-12 kate pa leje nga ana e firmës ‘Endriu 008’, në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i konsideroi të paligjshëm urdhërat e ndalimit dhe vendosi ndaj personave të dyshuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Ky vendim u ankimua në Gjykatën e Apelit, e cila ndryshoi thuajse tërësisht vendimin e gjykatës së shkallës së parë. Gjykata e Apelit vendosi ditën e martë të vlerësojë të ligjshëm ndalimet e Prokurorisë së Vlorës, si edhe të ndryshojë masën e sigurisë nga “detyrim për paraqitje” në “arrest në burg” për 4 nga 6 personat e dyshuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here