Thellohet ngërçi politik, mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për komisionet hetimore

0
135

PS: Ndryshimi i propozuar nga demokratët zhbëjnë kuadrin kushtetues dhe ligjor. PD: Mazhoranca po i bllokon Komisionet hetimore

 

Gëzim Saliu

 

 

Pas përplasjeve lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rasteve të dy deputetëve socialistë, mazhoranca dhe opozita thelluan dje edhe më shumë ngërçin politik që ka prekur palët. Deputetët e majtë rrëzuan dje një ndër kërkesat kryesore të opozitës për t’iu rikthyer në normalitet kuvendit që lidhej me amendimin e ligjit për funksionimin e komisioneve  hetimore parlamentare. Demokratët kërkuan që nëpërmjet ndryshimit ti pamundësonin mazhorancës bllokimin e komisioneve hetimore, duke i cilësuar të miratuara vendimet me shumice të thjeshtë.  Kjo kërkesë  nga ana e mazhorancës u cilësua në konflikt me çdo parim kushtetues.

 

Debati

 

Në fjalën e tij në emër të opozitës, demokrati Halimi theksoi se propozimi për komisionet hetimore kërkon thjesht që të pamundësojë bllokimin e tyre nga mazhoranca.  “Kërkojmë heqjen e mundësisë së mazhorancës së sotme dhe të nesërme që të bllokojë kontrollin nga opozita. Kaq”- tha ai. Më tej deputeti i PD-së theksoi se deri më tani mazhoranca ka treguar se nuk ka vullnet për të hetuar me transparencë çështje të ndryshme:  “Çfarë ndodh kur kryeministri nuk do që të kontrollohet veprimtaria e Kryeministrit? Asgjë, e bllokoi”. Por sipas socialistëve propozimi i opozitës është në kundërshtim me rregullat e funksionimit të komisioneve parlamentare. “Këto ndryshime synojnë të zhbëjnë kuadrin kushtetues dhe ligjor të veprimtarisë normale të Parlamentit”, tha deputeti i PS-së Ulsi Manja. Po ashtu edhe sipas socialistit Majko, kërkesa e demokratëve humb parimin e shumicës në Komision.  “Shkelet ligji për shumicën e pjesëmarrjes ne komision. S’funksionojmë nëse nuk është shumica e vendimmarrëse. Ne Shqipëri komisionet hetimore nuk kane funksionuar asnjëherë. Ju keni zgjedhur mekanizmin e gabuar duke rrezuar shumicën e komisionit”, deklaroi ish-kryeministri. Ndërkohë sipas demokristianit Nard Ndoka mazhoranca e sotme nuk duhet ti kthejë reston shumicës së kaluar të djathtë. “Mund ti jepet mundësia pakicës që të ketë shumicën ne komision. Komisionet hetimore janë një arme e pakicës”, tha ai. Por sipas demokratit Bylykbashi mazhoranca po kërkon një tjetër pretekst për të bllokuar punën e Komisioneve hetimore. “Të gjesh përplasje me jurispudencën e Gjykatës Kushtetuese dhe me Kushtetutën është vërtet fantazi e shtyrë. Do të kërkosh shumë, në skajet e fantazisë dhe ta gjesh këtë”, tha ai.

 

Debati i plotë në Komision

 

Lutaj: T’i tregohet vendi atij që del me pistoletë. Strazimiri: I ke 5 në grupin tënd, s’bëj autokritikë

Fino flet pa mikrofon pas fjalës së Bylykbashit, Ristani: Dëgjo njëherë pastaj fol.

Fino: me fal me mua e ke ti, me mua.  Ristani: po mo me ty e kam, dëgjo njëherë pastaj fol.

Fino: Po flisja me kryetarin unë skam pune fare me ty, as dua ta di qe je apo sje këtu

Ristani: këtu s’kemi ardhur për te fol me kryetarin, flitet me radhe, dëgjo e pastaj fol.

Fino: ore skam pune fare me ty unë ta thashë, as dua ta di fare nëse je i armatos apo jo.

Majko: Në Shqipëri Komisionet Hetimore nuk kanë funksionuar asnjëherë, ato kanë qenë komisione diskredituese sesa komisionet hetimore. Me kërkesën e PD shkelet ligji pre shumicën e pjesëmarrjes ne komision

Lutaj: Megjithë dëshirën e madhe që mazhoranca e sotme ka për të bashkëpunuar me opozitën, nuk do t’i bindemi opozitës që pistoletat e shfaqura nga kolegët deputetë të opozitës nëpër protesta t’i quajmë këllëf. Kush guxon të shkojë me pistoletë duhet t’i tregohet vendi si të gjithë qytetarëve të tjerë në Republikën e Shqipërisë.

Strazimiri: Për sa i përket çështjes së dy kobureve që unë kisha në brez atë ditë dhe të ligjit që duhet të funksionojë dhe të dekriminalizimit etj me radhë. Me këtë çështje po merren shokët e sigurimit. Unë po e ndjek edhe në rrugë partie, por ti e kupton që shokët e sigurimit do të bëjnë punën e tyre njëherë. Pastaj në rrugë partie, kur të mblidhet organizata bazë… Unë e kam bërë punën jtime, por zakonisht organizata bazë kur mbidhet vret ndonjë shok nga tanët, kujdes!

Fatmir Xhafaj: Mos e etiketoni prokurorin si sigurims.

Strazimiri: Jo, jo, e kisha me shokët e sigurimit unë jo me prokurorinë.

Peza: pashë në internet termin demokracy dhe thuhet ( e lexon anglisht). Ndoka pa mikrofon: mos e lexo anglisht, lexoje si nga Peza

….Peza: s’dua ta kujtoj komisionin e 21 janarit me Strazimirin. Nuk me ka bere mire qe kam pa kolegun me arme

Strazimirit: “Njet” thoni në rusisht, mos flisni anglisht se s’jeni as elokuent ne atë gjuhe. S’doni elemente të kontrollit parlamentar.

 

Peza kërkon fjalën për replikë: e kam shume te shkurtër… Ndoka pa mikrofon: fjalën…..

Peza:  Nuk më ka bërë të ndihem mirë që të shoh një kolegun tim me një buzëqeshje shumë të ekzaltuar se kishte dy revole në xhep se nuk na bën nder.

Strazimiri: shokët e organizatës baze i falënderoj çka thane. Autokritikë nuk kam ndërmend të bëj, do mbarojnë punën njëherë shokët e sigurimit, dakord? Ne grupin tënd ke 5 veta brenda, po te kishe pasur pak turp do te ishte skuqur pak faqja.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here