Nuk ka më ditë pushimi/Trendi i individualizmit të Perëndimit ka trokitur edhe në Shqipëri

0
156

Fundjava pritet me padurim nga të gjithë. Por shumë nga profesionet nuk i gëzojnë këtij fakti

Sejrie Baleta

Të gjithë padiskutim mezi e presim fundjavën për të marrë pak frymë nga një javë e ngarkuar. Të gjithë padiskutim duam pak këhë që ta kalojmë me qetësi. Është shumë e lodhshme kur bie alarmi i mëngjesit dhe të duhet të nisesh për në punë , shkollë apo në një aktivitet etj. Të gjithëve na ndodh  të jemi në limitet e kohës për të arritur në destinacion. Janë këto strese me të cilat njerëzit, ballafaqohen çdo ditë.  Fundjava është koha më ë lirë për të zhvilluar jetën sociale, por trendi i individualizmit të Perëndimit ka trokitur edhe në Shqipëri. Të afërta janë kohët, kur mund t’i trembemi vetmisë në fundjavë. “Fundjava, si pjesë e një jave ka aspektin e saj të kalimin individual dhe të personalizuar si ditë pushimi për njeriun. Kanë filluar të dobësohen, sikurse edhe humanizmi apo solidariteti ynë social. Sa më shumë të kalojë koha, aq më shumë problematike do të bëhet kjo fazë e rëndësishme e lidhjes së fundjavës me fillimin e javës së ardhshme”, tha Gëzim Tushi, sociolog. E diela, më shumë së ditë pushimi konsiderohet si dita e përgatitjes për javën e re. Kjo, e dukshme sidomos në orët e pasdites, kur ndiejmë se fundjavës i ka ardhur fundi dhe detyrimet e javës së ardhshme kanë filluar. “Momenti i përdorimit të pushimit, si element për të vazhduar javën tjetër është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Raporti personal dhe social i njeriut me fundjavën, me pushimin dhe me fillimin e javës së ardhshme, apo me rimarrjen e punëve në një stad të ri, është shumë e rëndësishme për njeriun kreativ”, tha më tej sociologu Gëzim Tushi. Por ka edhe nga ato profesione, kur e diela është një ditë si të gjithë të tjerat. “Ne zjarrfikësit nuk kemi orar të përcaktuar, por jemi 24 orë në punë. Të dielën pasdite, kur supozohet ta kemi pushim, nuk e kemi atë stresin se po vjen e hëna e punës. Për ne, të gjitha ditët janë njësoj”, tha Arif Kullolli, me detyrë zjarrfikës. Jo vtëm zjarrëfikësit por edhe njerëzit e medias e vuajnë këtë pjesë. Të trokasesh dhe në zonat rurale dhe në biseda me punëtorët e bujqësisë dhe të blektorisë theksojë:” Kanë ikur kohërat kur ne të djelën e bënim gjithnjë pushim. Tani me privatiziomin e tokave çdo ditë është punë, ne nuk e njohim pushimin”. Janë shumë e shumë profesione që nuk e bëjnë pushim të dielën. Fundjava është kthyer në një ditë të zakonshme pune. Pregatitjet dhe marrja e energjive për javën e ardhshme impenjative nuk të lënë të marrësh frymë. Dikush e shfrytëzon këtë ditë për të dalë më familjen, dikush me miqtë, dikush tjetër mund të jëtë në punë dhe të tjerë në aktivitete dhe shumë ë shumë angazime të tjera. Tek e fundit të gjithë arrijnë të kuptojnë që fundjava nuk është më një ditë pushimi por një ditë impenjative për të gjithë në.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here