PD akuzon për korrupsion Ramën 9.5 milionë dollarë për 950 metër rrugë në Pogradec

0
139

Partia Demokratike ka vënë nën akuzë kryeministrin Rama për korrupsion në ndërtimin e një rruge. Ajo thotë se për 950 metër rrugë në Lin të Pogradecit, një firme ndërtimi i janë dhënë 9.5 milionë dollarë ose afro 10 miliardë lekë. Për PD –në, kjo është një aferë skandaloze që zbulon mekanizmin se si Edi Rama dhe qeveria e tij ndajnë paratë e shqiptarëve me miqtë e tyre.

“Mbi 9 milionë e gjysëm dollarë, ose 9 miliardë e 720 milionë lekë i ka dhënë Edi Rama një firme ndërtuese për të bërë më pak se një kilometër, saktësisht 950 metra rrugë në Lin të Pogradecit. Nuk është një shaka e 1 prillit, por kjo është në praktikë marrëveshja e 1 prillit. Një shifër rekord abuzimi dhe korrupsioni” thuhet në denoncimin e PD.

Opozita thotë se tenderi është bërë në shkelje të ligjit dhe se qeveria, me kontratën e lidhur për këtë rrugë, ka favorizuar një ndërtues.

“Përveç kësaj, ky tender ka dhe paligjshmëri të tjera, si fakti që mungon mbikqyrësi i këtyre punimeve. Një kërkesë kjo e ligjit, dhe ende nuk ka një mbikqyrës të shpallur zyrtarisht nga autoriteti rrugor, të dhëna këto që mungojnë edhe në tabelën e objektit, siç mund ta dalloni edhe në foton në ekran.Qeveria me kontratën e lidhur me 2 shkurt ka favorizuar firmën PE-VLA-KU, pasi siç shihet qartë nga dokumentacioni, ky ndërtues ka marrë 99 përqind të fondit limit. Eshtë e dukshme se nuk ka pasur garë. 9 milionë e gjysëm dollarë për 950 metra rrugë  kanë shkuar drejt e tek miku i qeverisë.”, vijon denoncimi i PD.

Partia Demokratike e akuzon kryeministrin Rama se ai ka pjesë në këtë aferë, duke shtruar pyetjen se:   “Cila është pjesa e Edi Ramës në këtë aferë, i cili jo më kot cilësohet edhe nga mediat ndërkombëtare si politikani më i pasur në Europë?”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here