Gjirokastër Personeli mjekësor tregohet neglizhent. Pacientët zbulojnë problemet pas “check up”-it

0
139

 

Rreth 5000 persona kanë kryer deri tani “check up”-in mjekësor falas pranë qendrave shëndetsore dhe ambulancave në Gjirokastër. Sipas kreut të Drejtorisë së Shëndetit Publik, Flamur Golemi, numri i pacientëve që janë paraqitur është ende i ulët, por ndikim ka edhe emigracioni i popullsisë. Sipas tij, deri tani kanë marrë njoftim për kryerjen e “check up”-it gati 70% e popullsisë në moshën 40-65 vjeç. “Ka pasur probleme me personelin mjekësor. Është treguar neglizhencë dhe nuk janë lajmëruar personat për t’u paraqitur për kontrollin”, thotë Golemi. Ndërkaq, lidhur me sëmundshmërinë e diagnostikuar pas kryerjes së kontrolleve, rezulton një numër i lartë personash të prekur nga sëmundje kronike apo sëmunje të rënda. Drita Hina, drejtoreshë për qytetin në këtë proces, bën me dije se çrregullimet e yndyrnave në gjak, diabeti, anemia, infeksionet urinare si dhe tumoret malinje janë diagnostikuar në një numër shqetësues për popullsinë që ka kryer “check up”-in. Hina sqaron se avantazhi për shumicën e rasteve është diagnostikimi në një fazë të hershme dhe më të lehtë për t’u trajtuar. Sipas të dhënave zyrtare lokale, një pjesë e madhe e pacientëve neglizhojnë ndekjen e sistemit të referimit për të marrë shërbime. Paraqitja pranë mjekut të familjes nuk kërkon që pacienti të jetë i siguruar, por ende sot pas gati 5 vitesh informacioni për sistemin është minimal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here