Arrihet marrëveshja për koncesionin e Rinasit, hapet aeroporti i Kukësit

0
244

Ministria e Transportit njoftoi sot arritjen e marrëveshjes me koncesionarin e aeroportit ‘Nënë Tereza’ në Rinas.

Ministri Edmond Haxhinasto tha se pas negociatave të vazhdueshme është rënë dakord që të fillojnë fluturimet ndërkombëtare edhe nga aeroporti i Kukësit.

Ky tolerim është bërë duke i zgjatur edhe me dy vjet kontratën e aeroportit të Rinasit.

Për çdo aeroport tjetër që do të lejohet të hapet në vend do të pasohet me zgjatjen e kontratës me “Tirana Airport Partners”.

Nëse TIA do të ketë edhe 10 vjet nga kontrata dhe do të kërkohet hapja e një tjetër aeroporti atëherë kontrata do t’i zgjatet automatikisht dhe me 5 vjet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here