Rezistenca vazhdon/ Qytetarët për Parkun vënë në lojë policinë

0
198

parku 1 parku ne norvegji

 

Një ide tërësisht origjinale nga ana e protestuesëve të cilët janë duke bërë rezistencë tek punimet tek liqeni i ka vënë përballë policisë.

 

Sejrie Baleta

 

Dje ishte dita e 10-të e rezistencës ku po protestojnë aktivistët dhe  kanë ngritur çadra tek parku i  liqenit. Ata po tregojnë se janë këmbëngulës në atë që kërkojnë dhe se dua që me çdo kusht  të mos hidhet më beton tek parku. Edhe pse shumë fake dhe dokumente flasin në favor të shoqërisë civile Bashkia vazhdon të heshtë dhe të mos reagojë. Tashmë çdo gjë ka mbetur në udhëkryq. Por marrje e informacioneve dhe e detajeve të mëtejshme që e kundërshtojnë ndërtimin që po bëhët te liqeni nuk i ka penguar Qytetarët për Parkun.  Tashmë disa janë zbulluar dhe janë bërë të njohura për publikun. Nga ana tjetër aktivistët kanë bërë të ditur se: “Pas hedhjes së fletës së projektit ne autokad dhe dimensionimit në shkallë rezulton se asnjë nga deklaratat e kryetarit të bashkisë nuk është e vërtetë. Zona e ndërhyrjeve e përcaktuar në projekt ështe 12600 m2 (pak a shumë sa ç’është rrethimi aktual i zonës) dhe nuk është as 4000 m2 dhe as 2500 siç pretendohet nga Bashkia! Ajo çfarë nxjerrim nga kjo matje dhe nga të dhënat e projektit ështe fakti se kjo lloj ndërhyrje ska asnjë lidhje me një kënd lojrash por është nje park i madh urban lojrash dhe bën pjesë tek Parqet tematike. Për këtë arsye dhe për arsye se kjo lloj ndërhyrje përben rrezik për ambientin është kusht i patjetërsueshëm që Ministria e Mjedisit të kërkoj menjëherë një projekt të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis paraprak nga bashkia i cili është edhe kusht i domosdoshëm për cdo projekt në Republikën e Shqipërisë që të marrë leje ndërtimi”. Në dokumetat që duhet të plotësohen për marrjen e një leje ndërtimi sipas AKKP përfshihen dhe:  Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (nga subjekt i liçencuar). Miratim për VNM paraprake/Leje / deklaratë ose pëlqim mjedisor (sipas dispozitave ligjore në fuqi për rastet  kur ndryshon gjurma e objektit ekzistues. Janë këto  pika  8-9 të dokumentacionit për leje ndërtimi rikonstriktimi.  Kujtojmë se Bashkia nuk ka bërë asnjë projekt të Vleresimit të Ndikimit në Mjedis, dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit konfrimon se nuk ka marrë asnjë projekt të tillë nga Bashkia. Kjo përbën shkelje të rënde ligjore! Kush dëshiron ta konfirmoj vet mund ti vëmë në dispozicion materialin DËG.

Qytetarët për Parkun sjellin vërdallë policinë

Një ide tërësisht origjinale nga ana e protestuesëve të cilët janë duke bërë rezistencë tek punimet tek liqeni i ka vënë përballë policisë. Aktivistët janë ndeshur me policinë dhe kanë vendosur ti vënë në lojë për tu treguar se sa qesharake është detyra e tyre në këtë rast. Aktivistët janë rrotulluar përqark kantierit të rrethuar të kapur me njëri- tjetrin dhe duke kënduar “Bella Ciao” ia kanë sjellë mëndjen vërdallë edhe policisë të cilët janë detyruar të përshkojnë të njëtij qark rrotullues.

 

Qytetarët solidarizohen

 

Gazetari  Telnis Skuqi

Në faqen e tij në Facebook Telnis Skuqi sjell një shëmbull parku se si ndërtohet në Norvegji. “Kështu ndërtohet në Norvegji një kënd lojrash për fëmijë, o karafil. A thuaj vallë të kenë lajthitur norvegjezët që nuk kanë ndërtuar një park sipas “Modelit Veliaj”, apo janë “copë-copë” nga buxheti dhe nuk kanë mundësi të ndërtojnë një kënd lojërash për fëmijët e kryeqytetit. Në fotografi tregohet qartë se si norvegjezët e kanë përshtatur natyrën në interes të fëmijëve, duke mos përdorur asnjë gram beton, ashtu si karafili i kryeqytetit të shqiptarëve. Hapi sytë gomar dhe nuk është turp të vjedhësh modelin norvegjezë për të ndërtuar një park për fëmijët në Parkun e Liqenit të Tiranës. Shënim:” Në Norvegji do te ishte skandal nëqoftese ndërton kend lojërash për fëmijë. Sipas tyre kendet e lojerave ndërtohen ne shkollë, ose ne zona të banuara, ndërsa në zonat e pyllëzuar (Park) ndërtohen vepra për fëmijë, që këta të fundit të lëvizin, jo të qëndrojnë të mbyllur në një kend”.

 

Shkrimtarja Flutura Açka

Po në faqen e sja në Facebook ka reaguar dhe shkrimtarja Flutura Acka shkruan:” Tirana është bërë një qytet i pabanueshëm për shkak të dominimit të betonit. Për 25 vite Tirana është shkatërruar për shkak të betonit. Mos e prekni parkun e Liqenit, mos derdhni beton në parkun e liqenit sepse eshtë e vetmja pikë e gjelbërt e Tiranës. Ruajeni parkune e liqenit për tiranasit e sotme dhe për gjeneratat që do të vijnë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here