Nazime Visha nuk falet nga e motra/ Ajo është një kriminele! E vraftë Zoti!

0
170

Motra e Nazime Vishës nuk e fal edhe pas faljes së dënimit nga Presidenti Nishani. Ajo është e martuar me vëllanë e Fiqiri Muces I cili mbeti I vrarë prej vajzës 4 vite më parë.

“Më ka shkaterruar jetën! E vraftë Zoti! – shprehet e indinjuar ajo.

Që prej ngjarjes Lutfia s’ka folur në telefon as me prindërit e saj dhe as me të motrën, një vendim i marrë prej saj ndoshta për të  ruajtur familjen.

“Nuk flas! Nuk e marr ne telefon dhe nuk e kam takuar as në burg”, “Ajo është një kriminele! Është një vrasëse. Po e pashë do ta vras”, thotë ajo.

Bashkëshortja e Fiqiriut thotë se Nazimja manipuloi gjykatat dhe opinionin me pamjen e të pafajshmes dhe se ka mashtruar kur pretendoi se ishte abuzuar seksualisht.

Për të, Fiqiri Muça ka bërë vetëm një gabim, që është tradhtia, madje gruaja kujton një rast kur ajo vetë kishte folur në telefon me Nazimen.

“Fola njëherë dhe i thashë kush je ti që shkon me babain e pesë fëmijëve? I kishte thënë tim shoqi. Ai nuk më rrahu, por e mori vesh që unë e dija”, rrëfen ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here