Basha bashkëbisedimin me gazetarët/ Nuk ka dialog për drejtësinë pa plotësim të kushteve

0
157

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, pas përfundimit të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po e filloj për t’ju informuar për vizitat në SHBA, ndonëse ajo ka pasur jehonë në mediat sepse është një vizitë e rëndësishme për Shqipërinë”, e nisi fjalën kreu i opozitës Lulzim Basha.

Lulzim Basha përforcoi qëndrimin e opozitës sa i takon dialogut për reformën në drejtësi dhe paralajmëroi se demokratët nuk do të kthehen në tryezën e bisedimeve pa u plotësuar më parë kushti i tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të kërkesës për shqyrtimin e mandateve të dy deputetëve socialistë.

Më tej ai ka shtuar se :“A mund të ketë dialog kur njëra palë në tavolinë nxjerr armën? Sigurisht që jo. Edi Rama në fakt nuk vë armën në tavolinë, por bombën atomike kushtetuese. Po diskutojmë që të bëjmë disa ndryshime në Kushtetutë për drejtësi më të pavarur, për rregulla kushtetuese dhe ligjore, ndërkohë që Rama thotë që nuk dua të zbatoj rregullin aktual, që thotë se nëse një deputet kapet me fondet publike shkon në Gjykatën Kushtetuese”.

Këtu Kryetari Basha përmendi vendimin e Kushtetueses në rastin e shqyrtimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhima.

“Nuk negociohet as Kushtetuta dhe as vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Pa zbatuar vendimin, dialogu me Edi Ramën është baraz me dialog me terroristët dhe Partia Demokratike nuk dialogon me terroristët”, u shpreh Basha.

Lidhur me vizitën në SHBA, kreu i demokratëve, në një bashkëbisedim me gazetarët tha se kishte marrë garancitë për këtë nga zyrtarët e administratës Obama dhe kongresmenët amerikanë.

“Byroja Kombëtare e Hetimit në veçanti dhe reforma në drejtësi do të kryhen sipas rekomandimeve të Venecias, sipas standardit europian. Askush nuk do të ndalë, deformojë apo devijojë këtë vullnet që në fakt buron nga qytetarët shqiptarë për të pasur një drejtësi të pavarur nga politika dhe në gjendje që të vendosë politikën para drejtësisë”, deklaroi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here