Tiranë/ Emergjencat, dy ditët e ardhshme mot i keq, apel qytetarëve të bëjnë kujdes

0
157

 

Përkeqësimi i  motit  pritet të vazhdoi edhe dy ditë të tjera. Për këtë arsyr Ministria e brendshme u ka bërë apel banorëve të disa qarqeve të cilat do të preken më shumë nga reshjet e shiut, dëborës dhe temperaturat e ulta.  Sipas Ministrisë së Brendshme  banorët e qaeqeve  Shkodër, Vlorë e Korçë, por edhe qytete të tjera të bëjnë kujdes pasi parashikohen reshje të dendura shiu e dëbore, ndërkohë që termometri do të zbresë disa gradë. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Ministria e brendshme thotë se, sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit moti, në të gjithë territorin e vendit pritet të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe reshje bore.

Ajo shton se, për t’u paraprirë situatave të vështira e problematike, MPB ka udhëzuar prefektët dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal që kanë përgjegjësi për parandalimin dhe përballimin e situatave emergjente, të marrin masat e duhura në mbrojtje të jetës dhe pronës së  qytetarëve.

Zyrat e Emergjencave Civile në bashkëpunim me Prefektin do të kontrollojnë gatishmërinë e forcave dhe mjeteve  të subjekteve shtetërore dhe private në fushën e shërbimeve për komunitetin. Ndërkohë apel qytetarëve  për të patur kujdes nga moti i keq që ka mbërthyer

Vendin ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj. Ai iu ka bërë thirrje qyetarëve që të evitojnë qarkullimin me automjete të vogla dhe të mos dalin nga shtëpitë.“Iu këshilloj qytetarëve që të mos përdorin automjetin, të evitoni lëvizjet dhe ardhjet në Tiranë. Parashikojmë shumë reshje, prandaj kemi 2 qendra emergjence në Tufinë për evakuime. Qytetarët të mos lëvizin gjatë orëve të ditës. Evitoni lëvizjet e panevojshme.Emergjencat janë gati për cdo befasi të motit” ka thënë Veliaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here