Malltezi: Sovraniteti i qytetarëve është dhënë për fat të keq me konçension

0
172

Partia demokratike ka dënuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për referendum në Bashkinë e Tiranës. Pak ditë më parë, Partia Demokratike dorëzoi në KQZ kërkesën për mbajtjen e një referendum lokal, ku qytetarët e Tiranës të shpreheshin për punimet e Bashkisë në Parkun e Liqenit dhe në Parkun Rinia. Kreu i Kreu i Departamentit të Mjedisit, Jamarbër Malltezi denoncoi punimet “brutale” sipas tij me beton dhe makineri të rënda brenda Parkut të Liqenit.

Malltezi: Vendimi i sotshëm i KQZ i ka rrënjët tek betonierët e klientëve të dyshes Rama-Meta që vijnë në këtë park për të hedhur beton përditë. Për përfaqësuesit e qeverisë në KQZ, mushkrit tona nuk janë çështje e rëndësishme qe ia vlejnë të bëhet referendum. Për ata të qeverisë në KQZ më e rëndësishme është tesera e partisë sesa Tirana dhe mushkrit e fëmijëve tanë.

Malltezi: Sovraniteti i qytetarëve është dhënë për fat të keq me konçension, i është dhënë me koncesion klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës. Për fat të keq vendimi i sotëm i KQZ-së ishte në përputhje të plotë me betonierët e klientëve të Edi Ramës dhe të Ilir Metës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton që 500 qytetarë të Tiranës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me cilësinë e ajrit në Tiranë. Vendimmarrja e sotme e KQZ-së ishte turp dhe ishte në kundërshtim të plotë qoftë me Kushtetutën, qoftë me parashikimet e dispozitave kryesore Kushtetuese

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here