KQZ diskuton kërkesën e PD-së ditën e nesërme

0
244

 

Ndërsa nga ana tjetër në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, do të diskutohet një projekt-vendim që ka të bëjë me zhvillimin e një referendumi për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit të Tiranës. Kërkesa për referendum ishte bërë nga Partia Demokratike dy javë më parë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar projekt-vendimet që do të diskutohen ditën e premte, më datë 18.03.2016, ora 14:00, si më poshtë: Projekt-vendim: “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, per zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin nr. 67 datë 30.12.2015 të Këshillit Bashkiak për ndërtimin me koncesion të një parkimi nëntokësor tek Parku Rinia”? Projekt-vendim:  “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord me vendimin për të ndërtuar objekte social-kulturore, universitare dhe administrative në dy anët e korpusit të Universitetit Politeknik”? Projekt-vendim:  “Për shqyrtimin e kërkesës së një grupi nismëtarësh për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi në Bashkinë Tiranë për çështjen “A jeni dakord për të ndërtuar parkun e lojërave në zemër të Parkut të Liqenit sipas vendimit nr.1, datë 12.02.2016 të Këshillit Bashkiak Tiranë”? Projekt-vendim:  “Për krijimin e strukturës së posaçme, për regjistrimin, administrimin dhe përpunimin e formularit të vetëdeklarimit, si dhe miratimin e modelit të regjistrit për regjistrimin e çdo formulari vetëdeklarimi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here