Sherr mes Kokëdhimës dhe Ruçit në mbledhjen e PS-së

0
208

Dërgimi i mandatit të deputetit Koço Kokëdhima në Gjykatën Kushtetuese krijoi konflikt në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste. Deputeti Kokëdhima ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, duke i kërkuar llogari se përse nuk u njoftuar për vendimin e marrë në grup.
Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima i ka kërkuar llogari grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kreut të tij, Gramoz Ruçi se përse e çuan në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mandatit të tij.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi është përgjigjur se pas Këshillit të Mandateve, kërkesa kalon automatikisht dhe se për votimin grupi nuk mund të votonte kundër kushtetutës.

Në përfundim të mbledhjes Kokëdhima tha për mediat se kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi i kishte thënë së çështje hyn automatikisht në seancë.

“Kryetari i grupit më shpjegoi se kjo çështje hyn automatikisht në seancë, prandaj dhe nuk ka qene e mundur që përpara të bëheshin sqarime për këtë çështje”, tha Kokëdhima.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here