Vasili: LSI mbështet Reformën në Drejtësi, palët politike të gjejnë zgjidhje

0
216

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka folur këtë mbrëmje për reformën në drejtësi. Vasili ka thënë se kjo reformë është në momentin e finalizimit dhe se palët kanë pranuar draftin e Komisionit të Venecias.

Për pikat që ende nuk është rënë dakord, Vasili shprehet se politika duhet të punojë natë e ditë për të gjetur një zgjidhje.

“Reforma në Drejtësi në momentin  e finalizimit. Komisioni i Venecias ka thënë që politika duhet të gjejë zgjidhje për çështjet. Duhet dakordësim politik. Aty ku kemi ndarje, do pranojmë që EURALIUS të na japë një zgjidhje. Shpërdorimi i kohës është dëm i madh që i bëhet Shqipërisë. Është e domosdoshme të bëjmë natën ditë e të punojmë pa reshtur, që të gjejmë zgjidhje për çështjet që nuk biem dakord. LSI do të mbështesë të gjitha çështjet”, ka thënë Vasili.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here