Itali/ Arrestohet shqiptari, kapet me 6 kg kokainë në makinë bashkë me vajzën e vogël 8 vjeç

0
181

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili teksa po udhëtonte me makinë e tij tip “Opel” kishte të fshehur edhe një sasi prej 6 kg kokaine.

Me vete shqiptari kishte edhe vajzën e vogël 8 vjeçe për të mos ngjallur dyshime.

Por në momentin e ndalimit nga policia në zonën e Bolzanos, ai ka shfaqur shenja nervozizmi. Kjo i shtoi dyshimet policisë për një kontroll të imtësishëm të mjetit, ku u zbulua edhe droga.

Vlera e saj në treg llogaritej në mbi 1 milion euro. Identiteti i tij nuk bëhet me dije. Pas arrestimit vajza e vogël i është besuar shërbimeve sociale, derisa të vijë nga Gjermania mamaja e saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here