Gazetarja angleze kundër muxhahedinëve në Shqipëri: Janë të rrezikshëm dhe spiunë

0
118

Një ditë pas intervistës së gazetares angleze Anne Khodabandeh (Singleton), e cila tha se do të ishte gabim injorimi i muxhahedinëve në Shqipëri, pasi sipas saj, zhvendosja e tyre në Shqipëri mund të sjellë rreziqe, ka reguar Komiteti Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit.     Përmes një deklarate për shtyp, ata i konsiderojnë deklaratat e gazetares Singleton, një ish ish-aktiviste e muxhahedinëve e njohëse e organizatës, si fushatë dezinformuese të Teheranit, duke e cilësuar atë si spiune të regjimit iranian, sëbashku me bashkshortin Massoud Khodabandeh.     Ja njoftimi i plotë i (BPCIF)   Regjimi iranian fushatë për të diskretituar muxhahedinët në Shqipëri Komiteti Parlamentar Britanik për Lirinë e Iranit (BPCIF) është thellësisht i shqetësuar për një fushatë dezinformuese të ndërmarrë së fundi nga Teherani kundër opozitës demokratike të Iranit, dhe zhvendosjes së muxhahedinëve në Shqipëri.   Ndërsa qeveria shqiptare në një përpjekje humanitare ka rënë dakord për të pranuar më shumë muxhahedinë në kampet e saj, regjimi iranian po rrit propagandën e tij nëpërmjet spiunëve dhe agjentëve të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) për të ndaluar një zgjidhje paqësore të krizës në kampin Liberty, pasi Teherani nuk do që rezidentët të largohen nga Iraku.   Dy prej spiunëve të regjimit iranian, të cilët shfaqen në median shqiptare janë Massoud Khodabandeh dhe gruaja e tij Anne Singleton.   Në qershor të vitit 2004, Win Griffiths, një anëtar i Parlamentit, udhëtoi në Teheran për të vizituar burgun famëkeq Evin. Aty, Griffiths pa Anne Singleton, duke ndihmuar torturuesit e regjimit iranian kundër të burgosurve politikë. Në një deklaratë dëshmitari, anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, tha: “Unë kam qenë i befasuar kur pashë Anne Singleton në burgun Evin … Ajo ishte duke lëvizur lirisht dhe ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me zyrtarët iranianë në burg. Kjo është për t’u habitur, kur është një fakt i njohur se të afërmit e të burgosurve politikë e kanë shumë të vështirë , për të mos thënë të pamundur, të vizitojnë të afërmit e tyre të cilët janë të burgosur. ”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here