Tiranë/ 22-vjeçari refuzon gjobën, godet me mjete të forta efektivin e policisë rrugore

0
195

Policia e Tiranës ka arrestuar një 22- vjeçar pasi ka goditur me mjete të forta një efektiv të policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 00:10 në kryqëzimin e “Librit Universitar”, ku shtetasi Aristotel Goga ka goditur në krye të detyrës punonjësin e policisë rrugore E. Gj.   Sipas policisë, Goga ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”  dhe ka vazhduar lëvizjen në rrugën “Ibrahim Rugova” ndonëse punonjësi i policisë E. Gj. i kishte dhënë shenjë detyruese të ndryshimit të sensit të lëvizjes.   Në momentin që është ndaluar nga shërbimi, i cili ka filluar të plotësojë një masë administrative për shkeljen e kryer nga shtetasi Aristotel Goga, ky i fundit e ka goditur me sende të forta punonjësin e policisë në pjesën e fytyrës duke i shkaktuar plagë të shumta.   Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë në mbështetje dhe kanë bërë të mundur ndalimin dhe shoqërimin e shtetasit Aristotel Goga, 22 vjeç, banues në Tiranë.   Materialet në ngarkim të tij iu referuan prokurorisë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here