Rrjetet sociale mjet shantazhi për femrat, ja si kërcënohen nga meshkujt

0
178

Rastet e shantazhimit të vajzave të reja nëpërmjet Facebook-ut janë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues dhe mjaft të shepshtë për Policinë e Shtetit. Thuajse çdo ditë uniformat blu raportojnë procedimin e rasteve kur shtetase të ndryshme kërcënohen në facebook për dhënie pasurie, ose në të kundërt do t’u publikohen foto nudo, apo kërcënohen se do të dhunohen nëse nuk paguajnë. i tillë është edhe rasti i një vajze të re 21-vjeçare nga Puka e cila kërcënohej në adresën e saj të Facebook-ut se do t’i publikoheshin foto dhe mesazhe erotike nëse nuk paguante një sasi parash e cila nuk bëhet ende e ditur nga uniformat blu. Pasi është kërcënuar për një kohë të gjatë dhe ka paguar disa para te kërcënuesi, më në fund vajza denoncoi rastin në polici duke i dhënë fund makthit. Ngjarja i ka fillimet disa muaj para se 22-vjeçari me inicialet A.P. të procedohej nga Policia e Pukës. Ky shtetas ka pasur njohje të mëparshme dhe lidhje me vajzën 21-vjeçare që kërcënonte për dhënie pasurie. Pasi shkëputën lidhjet midis tyre, djali i ri kërcënonte ish-të dashurën se do t’i publikonte foto intime në Facebook, nëse nuk i jepte para. Të gjitha kërcënimet ai i bënte nëpërmjet rrjetit Facebook, ku i dërgonte mesazhe vajzës së re. Këto kërkesa ishin dërguar disa herë nga ana e djalit 22-vjeçar. Në disa arste ai kishte mundur t’i zhvaste 21-vjeçares shuma të ndryshme parash. Kur vajza nuk arriti të sugornte paratë që shntazhuesi i kërkonte, ajo i’u drejtua policisë ku bëri një denoncim. Aktualsiht, pritet që policia të kryejë të gjitha verifikimet e mesazheve dhe kërcënimeve. Nuk dihet ende se sa është shuma e parave që i janë zhvatur vajzës së re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here