Akuzohen për prostitucion 6 shqiptare dhe një serbe, 2 persona në gjykim për detyrim prostitucioni

0
170

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër S.K, B.M, H.L, G.M, A.R, K.K, të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës dhe kundër shtetases së Republikës së Serbisë, M.K.

Sipas aktakuzës një pjesë e të akuzuarve gjatë vitit 2013, për të vazhduar gjatë vitit 2014 dhe 2015 komplet të akuzuarit e lartcekur, në Prizren kanë hapur, mbikëqyrur, menaxhuar një lokal dhe kanë zhvilluar veprimtaritë kriminale të prostitucionit, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare.

Në aktakuzë thuhet së të pandehurit S.K., B.M dhe M.K, kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar: trafikim me njerëz dhe mundësim ose detyrim në prostitucion.

Të pandehurit H.L, G.M dhe A.R, kanë kryer veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar lidhur me veprat penale: trafikimi me njerëz dhe mundësimi ose detyrimi në prostitucion.

Ndërkaq, i pandehuri K.K, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër duke shkelur ligjin me dashje lidhur me detyrat dhe punësimin e zyrtarit. Me këto veprime i pandehuri K.K., ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here