Dule i drejtohet Ramës: “Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është edhe më e shtrenjtë”

0
122

Vangjel Dule i kërkoi kryeministrit Edi Rama të mos e përmendë paktin detar me Greqinë për të bërë politikë. “Ti e di se strehë e kujt është nacionalizmi”, i tha ai kreut të qeverisë. I përmendi gjithashtu edhe një tjetër shprehje, e cila kryeministrit i dogji jo pak. “Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është edhe më e shtrenjtë. E ke lënë personalitetin me koncesion”, iu drejtua Dule. Kreu i PBDNJ iu përgjigj kryeministrit edhe për deklaratën e tij se Dule ishte zemëruar për shkak se nuk fitoi në zgjedhjet vendore. “Nuk mund të fitosh zgjedhjet kur ke përballë hajdutët qeveritarë”,  u shpreh ai. I ktheu përgjigje edhe për ftesën për t’u bërë pjesë e PS. “Unë kam bashkëpunuar me deputetët e PS, por ti nuk je PS”. Kryeministri u kundërpërgjigj duke i kërkuar edhe një herë që të bëhet pjesë e partisë që drejton pa mandat prej 3 vjetësh. “Nuk është kohë e humbur të merresh me ty dhe meqë krijove një dritare ku ka vend për të punuar, unë do t’i kërkoj Pandeliut të punojë me ty, që ti ta shohësh PS siç e the vetë, që PS nuk është Edi Rama, që ti të bëhesh pjesë për ta përmirësuar apo për ta larguar kryetari, apo edhe të marrësh pjesë në referendum. Unë jam i bindur që ty të foli tani pjesa më e mirë e jotja, pjesa socialiste. Konsideroje, mos të të errësohen sytë nga një mllef shumë i përkohshëm që ke me mua.  Ti nuk je njeri i inateve antike, por njeri i respektit të për antikitetin, dhe ajo që the si frymë dhe si gërmë platoniane, duhet të të udhëheqë. Miqtë janë të shtrenjtë, por e vërteta është edhe më e shtrenjtë. Ndaj bëhu anëtar i PS dhe i lëvizjes së madhë që po ndodh në minoritet drejt kthimit në shtëpi, në familjen socialiste”, tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here