Protesta tek liqeni/Arrestime dhe dhunë, shoqëria civile përplaset me policinë

0
154

Aktivistë të Shoqërisë Civile u përplasën sërish me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, njësoj si dy javë më parë, për të kundërshtuar projektin për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit në kryeqytet.
Sejria Baleta
Aktivistët të paralajmëruar përmes rrjeteve sociale u mblodhën në vendin ku do të ndërtohet këndi i lojrave. Qëllimi ishte që policeve femra tu jepej lule dhe brenda rrethimit do të ngrinin çadra për grevë urie por për të thënë se ata aktivistë do të zaptnin parkun. Vendosja e çadrës nuk është lejuar nga policia bashkiake duke e konsideruar të paligjshëm veprimin dhe në tentativën për të hedhur çadrën brenda rrethimit ka ndodhur përplasja fizike mes aktivistëve dhe uniformave blu të policisë bashkiake të cilat kishin ngritur tre tre kordonë sigurie në vendin ku do ndërtohet këndi i lojrave”. Vendosja e çadrës është cilësuar e paligjshme nga policia bashkiake. Gjatë kësaj përplasjeje një punonjës policie është lënduar por dhe dy aktivistëve u ka rënë të fikët, çka është dashur ndërhyrje e të pranishmëve. Njëri prej protestuesve u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Disa prej aktivistëve u shoqëruan në komisariat. “Do të qëndrojmë gjatë gjithë ditës në parkun e liqenit, do hapim çadrat. Ka paqartësi për projektin, nuk ka supervizorë, thirrje për dialog”, thanë ata. Aktivistët paralajmëruan se nuk do të lejojnë ndërtimin e këndit të lojërave, duke shtuar se nuk ishin vandalë. Në vendin e ngjarjes ishin rreth 100 aktivistë dhe qytetarë. Situata e tensionuar ka zgjatur për disa minuta.
Përplasja me Policinë
Aktivistë të Shoqërisë Civile u përplasën sërish me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, njësoj si dy javë më parë, për të kundërshtuar projektin për këndin e lojrave në Parkun e Liqenit në kryeqytet. Ajo që ishte njoftuar nga Shoqëria Civile si nisma për të adoptuar një park nisi paqësisht, ndërsa këta të fundit pretenduan se detaje të reja kanë dalë në dritë për projektin, të cilat, sipas tyre, nxjerrin në pah mungesën e transparencës nga Bashkia e Tiranës. “Nuk kemi një kontratë supervizimi sipas procedurave që kërkohen për ndërtim. Gjithashtu, sipërfaqja e ndërtimit, sipas dy matjeve nga vetë ne, rezulton se është 11 100 metra katrorë, dhe jo 4000 metra katrorë, sa ka thënë bashkia”, thanë përfaqësues të Shoqërisë Civile. Synimi i protestuesve ishte të ngrinin një çadër brenda perimetrit të rrethuar për projektin. Ky ka qenë edhe çasti kur nisi edhe përplasja fizike, pasi policia nuk i lejonte protestuesit për t’u tubuar brenda rrethimit. Policia shoqëroi dy protestues, Zirkon Dishën dhe Aranit Beqirin, ndërsa një polic i bashkisë u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore, pas përplasjeve me protestuesit. Po ashtu, ndjenjat i humbi edhe një qytetar. Ndërkohë, projektet në park kanë qenë sërish në fokus të punës së bashkisë. Më herët, kreu i bashkisë ishte i pranishëm në mbjelljen e 200 pemëve qershie të cilat e çojnë në 2700 numrin e fidanëve e pemëve që ky institucion ka mbjellë në një muaj.
Policia bashkiake vihet kordon, protestuesit ulen këmbëkryq
Më pas tre kordonë të policisë bashkiake nuk lejuan aktivistët ti afrohen zonës së rrethuar. Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se 300 policë bashkiakë kanë qëndruar në krye të detyrës gjatë kësaj të diele.
Ndërkohë aktivistët janë ulur këmbëkryq dhe këndojnë
“Çfarë thotë aktivisti, poshtë klientelizmi.
Këtu s’ka vendi polici, ligjet i bëjmë vet.
Ç’ka po thotë vandali, unë jam qytetari
Eja kryetari që po mbjell beton!”
Deklarata e policisë
Policia deklaron se është ndaluar një student kosovar si personi që ka goditur policin bashkiak si dhe aktivisti Zirkon Disha. Ka pasur disa momente tensioni dhe përplasjeje mes aktivistëve dhe policisë. Aktivistët u zhvendosën nga liqeni tek komisariati nr 1 ku dhe u shoqëruan aktivistët. Kryebashkiaku Erion Veliaj e quajti kauza të turpshme e cila do të dështojë në mënyrë të turpshme” Tre aktivistë të shoqërisë civile janë shoqëruar në komisariat, pas përplasjes së protestuesve me punonjësit e policisë. Shoqëria civile kundërshton prej disa ditësh punimet e Bashkisë së Tiranës brenda parkut të liqenit artificial, duke ndërmorrë nismën për të ngritur çadra në kantierin e ndërtimit. Përfaqëses të Avoaktit të Popullit në komisariatin aeeitën para komisariatit numër 1 për të monitoruar situatën.Ndërsa nga ana tjetër aktivistët të ulur këmbëkryq para komisariatit numër 1 kërkonin lirimin e protestuesëve.

Polici bashkiak u qëllua me grusht nga një kosovar
Policia e Tiranës dha detaje sa i përket përleshjes me policisë bashkiake dhe protestuesve në protestën për punimet brenda parkut të liqenit. Sipas bluve të kryeqytetit, polici bashkiak që humbi ndjenjat është Dritan Hardhia 35 vjeç. Ai u qëllua me grusht nga një 20-vjeçar nga Kosova i quajtur Aranit Beqiri. Kosovari është shoqëruar në komisariat, pasi dyshohet si personi që qëlloi me grusht policin e Bashkisë Tiranë. Gjithashtu, edhe një qytetar me iniciale Isa Myzyri 31 vjeç ka humbur ndjenjat gjatë përleshjes me policinë bashkiake. Po kështu, policia ka shoqëruar në komisariat edhe aktivistin e shoqërisë civile, Zirkon Disha. Policia dhe shoqëria civile u përleshën pasi protestuesit tentuan të ngrinin çadrat brenda parkut të liqenit për të kundërshtuar punimet e Bashkisë së Tiranës.
Kush është kosovari që dyshohet se qëlloi me grusht policin?
Policia e Tiranës njoftoi se njëri nga protestuesit me origjinë nga Kosova, dyshohet të ketë goditur me grusht policin bashkiak dhe për rrjedhojë është shoqëruar në komisariat. Ai është Aranit Beqiri, 20 vjeçar, nga Medvegja. Studenti nga Kosova është bërë shpesh pjesë e lëvizjeve të shoqërisë civile në Tiranë, ku ka qenë pjesëmarrës. Ai mendohet se ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e sotëm për të qenë pjesë e protestës së organizuar nga shoqëria civile kundër ndërtimit të Këndit të Lojërave për Fëmijë te Parku i Liqenit.

Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake dhunuan protestuesit
Protestuesit e shoqërisë civile u dhunuan nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake gjatë protestës në parkun e liqenit. Disa prej protestuesve u morën me dhunë për t’u shoqëruar në komisariat, mes tyre edhe aktivisti Zirkon Disha. Ky i fundit u shoqërua edhe para disa javësh, kur protestuesit u përleshën me policisë. Aktivistët që u shoqëruan, u dhunuan nga dy policitë kur protestuesit tentuan të ngrinin çadra brenda parkut.
Dy aktivistë humbën ndjenjat
Gjatë protestave janë lënduar dy aktivistë duke humbur ndjenjat. Në përleshja e sipër me policinë aktivistët janë lënduar dhe bashkë me ta dhe një gazetare.
Dhunohet gazetarja
Qytetarët u dhunua nga policia e Bashkisë, por edhe nga policia e rendit. Disa prej tyre u shoqëruan edhe në komisariat. Mirëpo, gjatë protestës është dhunuar edhe gazetarja e e një televizioni Florinda Merko. Sjellja harbute e policëve të Bashkisë së Tiranës filmua dhe shikohet dhe moment kur gazetarja është rrëzuar nga veprimet e dhunshme të këtyre policëve. Gazetarja ishte në krye të detyrës dhe po raportonte për protestën e shoqërisë civile kundër ndërtimeve brenda parkut të liqenit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here