Ngjarjet e rënda me gazin/ Flasin specialistët: Ja si duhet të ruhemi

0
142

 

Nga inspektimet I.SH.T.I.  janë bllokuar dhe ndaluar  ushtrimi i  aktiviteteve në 47 raste si dhe janë lënë 105 Akt Konstatimi për shkeljet e konstatuara.

 

Sejrie Baleta

Ngjarjet e rënda të ndodhuar për shkak të shpërthimit të bombulave të gazit kanë lënë të plagusur disa njerëz. Në vendin tonë mungasa e sigurisë si nga ana e konsumatorëve ashtu dhe nga tregëtarëve në mbushjen e bombullave të gazit ka bërë që situata në disa raste të dalë jashtë kontrollit. Në një intervistë për gazetën “Standard” Drejtori i Drejtorisë së Inspektimit të Pajisjeve Nën Presion Arian Goshi flet për kushtet dhe rregullat që duhet të dij çdo qytetarë për mbushjen e bombulave të gazit dhe përdorimin e tyre.

Si po shkojnë kontrollet në terren në lidhje me mbushjen e bombulave të gazit?

Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial si institucion i shtetit misionin e tij e realizon mbi bazën e planifikimeve javore  e mujore ( të detyrueshme për subjektet ) si dhe të kontrolleve me grupe të cilët operojnë në terren sipas programeve të miratuar nga Kryeinspektori. Për çdo ditë të javës në terren ka disa grupe në mbarë vendin. Me rëndësi është fakti se prej javës së kaluar ka filluar edhe një bashkëpunim i ngushtë me Prefekturat duke ngritur Task Forca në përbërje të të cilave ka përfaqësues nga Bashkitë. Në këtë kuadër mund të përmendim bashkëpunimin me Bashkitë Durrës, Fier Shkodër, Berat Lushnje, etj. Qëllimi i Tasks Forcës është evidentimi i dyqaneve që tregëtojnë bombola me GLN, kontrolli në  lidhje me sigurinë teknike të tyre dhe penalizimi i shkelësve të ligjit. I rëndësishëm është fakti se edhe institucione të tjera janë bërë të vëmëndshëm në lidhje me rrezikun që paraqet një bombol e pakolauduar dhe kanë kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin me I.SH.T.I. për të kontrolluar bombolat që përdorin si dhe kushtet në të cilat janë vendosur dhe si shfrytëzohen ato. Si të tillë mund të përmendim Bashkinë Fier në të cilën u kontrolluan kopshtet dhe çerdhet apo Drejtorinë e Konvikteve të Shkollave të Mesme në Tiranë. Pra është një kontroll në disa drejtime.

 Sa inspektime janë kryer deri më tani gjatë këtij viti?

Vetëm për vitin 2016 janë kryer rreth 400 inspektime, janë bllokuar apo është urdhëruar ndalimi i ushtrimit të aktivitetit në 47 raste si dhe janë lënë 105 Akt Konstatimi për shkeljet e konstatuara.

Cilat janë masat që janë marë deri më tani me shkelësit e ligjit në lidhje me problemin e mbushjes së bombulave?

I.SH.T.I. ka kryer inspektime në të gjithë territorin e vendit. Inspektimet dhe kontrollet kanë përfshirë subjektet Sh.A. që kanë të drejtën për të mbushur bombola me GLN. Pikat e karburantit që kanë të instaluar rezervuar GLN dhe në atë për automjete si dhe në dyqanet që tregetojnë bombola të mbushura ose që kryejnë veprimin e jashtëligjshëm të mbushjes së tyre nga një bombol më e madhe.

Cilat janë zonat më problematike dhe ku janë përqëndruar më shumë grupet?

Zonat më problematike janë ato zona në të cilat është përqëndruar edhe numri më i madha i popullsisë pra qendrat më të mëdhe urbane dhe ku rreziku është edhe më i madh. Siç ju thashë edhe më lart grupe të I.SH.T.I. – se apo në bashkëpunim me Pushtetin Vendor ka në çdo qark.

Cilat janë kushtet kryesore të sigurisë së një bombole?

Përdorimi i gazit ( GLN) për ngroheje dhe gatim ka një përhapje të gjerë jo vetëm në Shqipëri dhe arsyeja dihet, leverdia ekonomike por dihet edhe që përdorimi i tij është i rrezikshëm dhe rreziku në përdorim vjen nga :

–  nga cilësia e bombolës

– nga vendi në të cilin është vendosur në ambient

– aksesorët që shërbejnë për montimin e bombolës deri në vatër

– mënyra e përdorimit dhe kujdesi

Si mund të sigurohen qytetarët që bombolat janë të kolauduara?

Parë në këtë këndvështrim, një qytetar apo përdorues i vëmwndshëm që në shikimin e parë me sy, mund të krijojë një ide për bombolën nëse është e sigurt apo jo. Që në shikim të parë dallohet nëse bombola ka shanja të korrozionit, prandaj edhe duhet të kontrollohet nga jashtë por edhe nga poshtë njësoj sikurse blihet një artikull tjetër. Çdo bombol e kolauduar sipër te ventili duhet të ketë një target në të cilin shënohen: pasha, sasia e gazit, data kur është kolauduar, afati i vlefshmërisë së kolaudimit, shoqëria që e tregëton si dhe shoqëria që ka kryer kolaudimin. Në të gjitha rastet çdo bombol duhet të shoqërohet me një fletë palosje të shoqërisë tregëtuese në të cilën jepen të dhëna për mënyrën e përdorimit.

Cfarë mund të bëhet për të minimizuar rastet e aksidenteve nga bombolat?

Disa Udhëzime për mënyrën e përdorimit janë:

– Bombola kur nuk sistemohet jashtë, nuk duhet të vendoset në kthina apo në nivele më të uleta se sipërfaqa e ambientit ku rrihet

– Bombola nuk duhet të përmbyset ose të lihet shtrirë

– Bombola dhe tubi fleksibël nuk duhet tu ekspozohen burimeve të nxehtësisë

– Zëvëndësimi i bombolës nuk duhet të bëhet në prani të flakës, thëngjijëve të një sobe druri ose paisjeve elektrike në funksionim.

– Para se të bëhet zëvëndësimi duhet siguruar që ventili i bombolës që do të zëvëndësohet të jetë i mbyllur.

– Tubi fleksibël jo metalik nuk duhet të ketë gjatësi më të madhe se 1 metër, duhet të kontrollohet rregullisht për dëmtime ose plasaritje dhe të zëvëndësohet Brenda 5 vjetësh nga data e shënuar në tub.

– Guarnicioni që bashkon ventilin me rregullatorin e presionit duhet të ndërrohet pas çdo zëvëndësimi të bombolës.

– Mbas çdo zëvëndësimi të bombolës duhet të kryhet prova e hermeticitetit të instalimit me ujë e sapun. Asnjëhere të mos bëhet prova me flake. Mbas kësaj të bëhet prova e ndezjes të paisjes përdoruese.

– Kur ndjehet erë gazi, qëllimisht nga prodhuesi i është hedhur ky lloj aromatiku, duhet mbyllur ventili i bombolës, nuk duhet kryer asnjë veprim sidomos goditje metalike apo kyçje/çkyçje e çelësit të dritave dhe kryhet ajrosje e plotë e ambientit nëpërmjet hapjes së dritareve dhe dyerve mbasi gazi është më i rëndë se ajri dhe përhapet në dysheme.

– Kryhet kontrolli i instalimit nga një person i specializuar

 A ka pasur denoncime nga qytetarët në lidhje me këtë problem?

Në portalin e I.SH.T.I. –së kanë ardhur denoncime nga qytetarë jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre për subjekte ( lokale, restorante, fast foode, ) të cilët për nevoja të aktivitetit përdorin bombola me GLN. Të gjtha denoncimet janë ndjekur duke marë edhe masa deri në penalizim jo vetëm për gjendjen e bombolave por edhe për mënyrën dhe vendin ku janë vendosur ato.  U bëjmë thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo konstatim të vendosjes së bombolave në ambiente dhe vende të papërshtatshme mbasi vetëm kështu mund të ruajnë jo vetëm jetën por edhe pronën mbasi këto aksidente mund të sjellin pasoja të pa riparushme.

Me vendimin e  ri të qeverisë cfarë parashikohet të ndryshojë?

Në kuadër të rolit rregullator të shtetit, M.E.I. – i, ka hartuar një Projekt V.K.M. “ Për përcaktimin e kushteve dhe rregullave teknike për tregtimin dhe përdorimin e sigurt të GLN” e cila mbasi ka kaluar për mendim edhe tek grupet e interest, kryesisht subjektet që kanë të drejtën e mbushjes së bombolave, ka kaluar për shprehje mendimi edhe në Ministrit e tjera  është diskutuar  me grupet.  Dispozitat e këtij vendimi përfshijnë gjithë kushtet dhe rregullat teknike të tregtimit të GLN që përfshin mbushjen, furnizimin, kontrollin teknik, depozitimin, transportimin, instalimin dhe përdorim e sigurt e GLN në pajisje të transportueshme nën presion (bombola) me volum nga 5 litra deri në 50 litra.

Kjo V.K.M. në mënyrë të qartë përcakton:

– Përgjegjësinë e Shoqërive që kanë të drejtën të bëjnë mbushjen e bombolave duke përcaktuar kushtet dhe rregullat për mbushjen e tyre.

– Kushtet dhe rregullat teknike për tregtimin me pakicë i gazit të lëngshëm të naftës (GLN) në dyqanet që kanë të drejtën për të tregetuar bombola të mbushura, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë teknike të bombolave, me kushtet që duhet të plotësojë një dyqan për zhvillimin e këtij aktiviteti si dhe me aftësitë profesionale të personave që duhet të tregëtojnë këtë lloj produkti.

– Kushtet dhe rregullat teknike për instalimin e bombolave të GLN duke vendosur detyrimin që instalimi i tyre në ambientet tregtare dhe familjare duhet të realizohet nga persona të certifikuar.

 Si do të funksionojë tani pikat e mbushjes së gazit dhe si do tu vijnë në ndihmë qytatarëve?

Në zbatim të ligjit Nr. 8450 datë 24.02.1999 i ndryshuar, pikat e mbushje së bombolave kanë qenë, janë dhe do të vazhdojnë të jenë vetëm Shoqëritë me stausin “ Sh.A.” mbasi vetëm ato kanë detyrimin ligjor që me infrastrukturën teknike si dhe me kapacitet njerëzore mund dhe duhet të garantojnë një bombol të sigurt për cilindo përdorues ( konsumatorë) familjar apo rezidencial. Vetëm ato përpara futjes ( hedhjes) në treg të një bombole duhet të garantojnë sigurinë e saj. Ato nëpërmjet shoqërive me statusin “ Sh.p.k.” duhet të bëjnë shpërndarjen dhe tregëtimin me pakicë të konsumatori fundor. Tregëtimi i bombolave të mbushura duhet të bqhet vetëm në dyqanet të cilat plotësojnë kushte për tregëtimin e këtij artikulli. Qytetarët vetëëm në këto dyqane duhet të blejnë bombola të mbushura dhe në mënyrë absolute “jo” në dyqane të cilët veç artikujve të tjerë industrialë apo ushqimorë, tregëtojnë edhe bombola mbasi ato nuk garantojnë sigurinë e tyre. Njëkohësisht shoqëritë e tregëtimit me pakicë të bombolave nëpërmjet edhe njoftimeve mediatike mund të informojnë qytetarët për vendet e tregëtimit të bombolave duke ofruar edhe instalimin nga persona të specializuar.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here