Lezhë / Mbytet nga dallgët peshkatari, po peshkonte në afërsi të portit

0
151

Një peshkatar është gjetur i vdekur në orët e para të ditës së sotme në afërsi të Portit të Shëngjinit.

Viktima është identifikuar nga Policia si Mark Ujka 65-vjeç banues në Shëngjin, i cili merrej me gjuetinë e peshkut.

Trupi i pajetë i peshkatarit është gjetur në afërsi të skalierave dhe mendohet se mund të ketë gjetur vdekjen si pasojë e mbytjes nga dallgët.

Peshkatari 65-vjeçar Mark Ujka kishte dalë për të peshkuar me rrjeta krejt i vetëm dje pasdite dhe pasi nuk është kthyer më në shtëpi, familjarët e tij kanë bërë denoncim në polici për humbjen.

Blutë e Lezhës janë vënë menjëherë në lëvizje, duke nisur kërkimet pranë vendit ku 65-vjeçari kishte dalë për të peshkuar.

Trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në afërsi të skalierave, duke bërë të mundur edhe nxjerrjen e tij.

Trupi i pajetë i 65-vjeçarit Mark Ujka është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku pritet që të kryhet edhe autopsia e mjekisë ligjore për të përcaktuar shkakun e plotë të vdekjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here