Fati i keq, shqiptari kapet me drogë një muaj pas mbërritjes

0
182

Një 26-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga të policisë angleze. Ai është arrestuar pasi u kap me kokainë, vlera e së cilës në treg kapte shifrën e 240 mijë paund. Eduard Duli, sipas BBC, shkoi ilegalisht në Angli duke u fshehur në një kamion i nisur nga Franca, por një muaj më vonë u arrestua nga policia. 26-vjeçar u ndalua në muajin nëntor të vitit të kaluar, pasi policia ndaloi një automjet “Mercedes” në autostradën Dumfriesshire. Shqiptari i kishte treguar policisë letra false, ndërsa mbante emrin Domenico Vinci. Por pas kontrollit të automjetit u gjet lënda narkotike. Gjithashtu atij iu gjetën dhe 2 000 paund. Eduard Duli para gjykatës tha këto fjalë: “Do të marr përgjegjësinë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here