Dade,Pezës: Nuk besoj se je kaq i fuqishëm. Deputeti i PS: Me provë është kjo punë

0
146

Mungesa e opozitës në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare si edhe një pjesë të deputetëve të mazhorancës ka pamundësuar zhvillimin e shumicë2s së tyre. Por në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm ku për të mbushur kuorumin ishin të pranishëm edhe deputetë zëvendësues, nuk kanë munguar batutat dhe humori mes ligjvënësve. Deputeti socialist Alfred Peza i cili ishte i pranishëm si anëtar zëvendësues në mungesë të kuorumit erdhi pasi mbledhja kishte filluar, dhe gjeti aty gjashtë zonja deputete dhe kolegun Taulant Balla. Kryetarja e Komisionit, Arta Dade i uroi mirëseardhjen, por kjo u shoqërua me batuta jo fort të zakonta për të tilla ambiente.

Ja dialogu Dade-Peza

Arta Dade: Z. Peza, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Bëtë shumë mirë që erdhët, që të rregulloni pak situatën. Shiko si ishim bërë këtu, vetëm femra. Z. Balla ishte i vetmi…

Alfred Peza: Besoj që biem të gjithë dakord që unë dhe kolegu Balla kemi kapacitetet për të përballuar dhe kompensuar situatën.

Arta Dade: Jooo. Nuk besoj të jeni aq të fuqishëm!

Alfred Peza: Epo tani, me provë është kjo punë!

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here