“Ben Çami” sërsish në botën e krimit, dyshohet se trafikonte drogë drejt Italisë

0
165

Rezulton i dënuar për trafik droge nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Është liruar nga drejtësia dhe menjëherë duket se ka rifilluar lidhjet me trafikantët e drogës.  “Ben Çami”, emri i të cilit është Lutfi Shabani dyshohet se është pronar i drogës që u bllokua në Kapshticë tre ditë më parë

 

 

Alma Çuka

 

 

Emri i Artan Shabani del sërish në skenë. Këtë radhë është policia kufitare ajo që ka bërë hetimet paraprake dhe më pas i ka referuar në Policinë e Shtetit.Artan  Shabani dyshohet se është  pronar i 570 kg drgë e llojit kanabis sativa e bllokuar në pikën  kufitare të Kapshticës. Policia ka vënë në pranga Artan Shabanin të njohur si “Ben Çami”. 570 kg hashash, të sekuestruar në kamionin e bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticësm dyshohet se u ngarkuan nga Artan Shabani.  Mësohet se Ben Çami në kartelat e policisë njihet edhe me emrin Artan Shabani dhe rezulton i dënuar edhe dy herë të tjera nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

RArtan shabani se është dënuar nga krimet e rënda për verpën penale të trafikut të lëndëve narkotike. Në vitin 2007, ai u dënua nga gjykata me 2 vite burg. Më pa u la i lirë. Në këtë rast, Ben Çami mësohet se ka qenë pjesë e grupit të drejtuar nga Emiljano Shullazi që merrej me trafikun e lëndës narkotike. Ai në atë kohë u dënua si bashkëpunëtor me Shullazin.  Arrestimi u krye në kuadër të operacionit “Identikit”. Në dosje, thuhet se Ben Çami ka furnizuar rrjetin e drogës së Shullazit me përzierës, ku janë kapur dhe sekuestruar rreth 100 kg përziers herionë. Ndërkohë grupi që drejtohej nga Shullazi, rezulton se ka trafikuar rreth 150 kg heroinë nga Turqia me korrier shtetas gjerman e kroat drejt Shqipërisë ku përpunohej në një laborator droge dhe më pas ajo nisej drejt Italisë.

 

 

Vazhdimi i aktivitetit

 

 

Pasi del nga burgu, Ben Çami nuk e le aktivitetin e tij kriminal. Ai rifutet në rrjetin e drogës. Por pavarësisht dënimit, Ben Çami ka vazhduar aktivitetin e trafikut të drogës, ku vetëm pak muaj pasi lë qelit e dënimit, arrestohet në rrugën Kavajë-Durrës me mbi 15 kg heroinë që dyshohej se vinte nga Maqedonia. Me arrestimin e tij, policia i vuri prangat edhe 5 bashkëpunëtorëve të tjerë shqiptar por që kishin edhe shtetesi maqedonase dhe amerikane. Ky rrjet, sipas dosjes së dënimit, ka dërguar në Itali në 4 rrugë rreth 54 kg heroinë, e cila vinte nga Turqia pas përpunimit dërgohej në Itali. Si pjesë e këtij rrjeti në shtator të 2009 Ben Çami është dënuar përfundimisht me 8 vjet burg. Nuk jepen detaje për kohën e daljes nga burgu, por lirimi i Ben Çamit nuk ka zgjatur shumë, pasi u arrestua 2 ditë më parë në Durrës, vetëm pak orë pas bllokimit të kamionit të mbushur me 570 kg hashash në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Si pjesë e këtij rrjeti, u arrestua edhe shoferi i kamionit Eldi Zahiri dhe bashkpunëtori tjetër Janaq Kaçeli. Para prokurorit Behar Dibra, asnjëri nga të arrestuarit nuk ka pranuar të flas për drogën e ngarkuar në kamion. Ndërkohë pritet që gjatë ditës së hënë, Gjykata e Krimeve të Rënda të marr në shqyrtim kërkesën e prokurorise për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre të arrestuarit e kamionit të mbushur me 570 kg hashash e që kishte destinacion Turqinë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here