PD kërkon shfuqizimin e rivendosjes së lejes mjedisore nga Qeveria: Po dalin kundër direktivave të BE-së

0
173

PD denoncon vendimin e fundit të qeverisë për të rivendosur lejen mjedisore për 70 përqind të aktivitetit ekonomik në vend.

Kreu i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit në PD, Jamarbër Malltezi tha se me këtë vendim qeveria ka dalë kundër direktivave të BE-së. Në emër të PD-së ai kërkoi shfuqizimin e këtyre amendimeve ligjore.

“Qeveritarët e korrupsionit na hiqen si më të ditur dhe më të përkujdesur për mjedisin sesa evropianet, dhe për të mundësuar rryshfetin shkuan deri në ndryshimin e ligjit të hartuar nga BE! Më datën 19.6.2014 Parlamenti kaloi ligjin Nr. 60/2014 “Për një ndryshim në ligjin NR. 10448, datë 14.7.2011, “Per Lejet e Mjedisit”, dhe detyruan të pajisen me leje mjedisore pikerisht ato aktivitete që ishin hequr nga ekspertët e huaj dhe për të cilat nuk kërkohet leje mjedisore as në vendet e BE”, tha Malltezi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here