Ndërtimet në krizë, Shoqata e Ndërtuesve: Do e çojmë në Kushtetuese, qeveria po na rëndon me taksat

0
181

 

Ndërtimi në Shqipëri po hyn gjithmonë e më shumë në krizë. Sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve, Arben Dervishaj, deklaron se qeveria nuk po tregon anjë vëmendje për rimëkëmbjen e tij, e madje po i rëndon gjithmonë e më shumë me taksa.Ndërkohë që paralajmëron se do të ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese rritjen e takës për infrastrukturën. Dervishaj ka një sërë rezervash edhe për ligjin që parashikon hipotekim të ndërtimit që në fazën karabina.

Ndërtuesit i bëjnë apel qeverisë të jetë më e kujdeshme ndaj këtij sektori me rëndësi për ekonominë.

Sekretari i Shoqatës së Ndërtuesve deklaron se përveç krizës që ka mbërthyer këtë sektor, tashmë po vuajnë edhe politikat jo-miqësore të Qeverisë, e cila synon vetëm të vjelë sa më shumë taksa.

Arben Dervishaj: Ndërtimi po shikohet si një thes ku Qeveria mundet të mbledhë sa më shumë taksa.Në momentin që është në krizë për mendimin tonë nuk është zgjidhja vetëm duke rritur taksat. Sepse rritja e  rritja e taksave do të kthehet në një diçka që do bjerë fuqia blerëse, se do rriten çmimet e ndërtimit.

Dervishaj shprehet se rritja e taksës së infrastrukturës është më e larta në rajon dhe për këtë shumë shpejt do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Arben Dervishaj: Duke para që Qeveria nuk po reagon ne do të drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të parë kushtetutshmërinë e këtij çmimi, sepse Qeveria nuk e ka vendosur taksën mbi bazën e çmimit të ndërtimit por e ka vendosur taksën mbi bazën e çmimit të shitjes.

Shoqata e Ndërtuese i kërkon politikbërësve që të jenë pjesë e diskutimeve për ligjet.

Sipas Dervishaj rasti më absurd është ligji i regjistrimit  të ndërtimeve që në fazën karabina, i cili i jep përparësi bankave në rastet kur objekti është lënë kolateral.

Arben Dervishaj: Banka ndërhyn edhe tek pjesa e klientit, pra banka shikohet si pjesë preferenciale. Dhe përsëri prapë Qeveria është bërë palë me bankat.

Në dy vite në Shqipëri janë dhënë vetëm 58 leje ndërtimi dhe pritet që zhbllokimi i tyre të bëhet pas përfundimit të planeve rregulluese vendore.

Tashmë me anë të një vendimi parashikohet që njësitë vendore që kanë plane zhvillimi urban, kanë të drejtë të japin leje  edhe për ndertimet mbi 6 kate, një ekskluzivitet  që e kishte vetëm Këshilli Kombëtar i Territorit.

Por vendimi final për këtë kategori do të merret sërish nga Këshilli Kombëtar i Territorit që drejtohet nga kryeministri, Edi Rama.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here