Biznesi i milionave/ Arben Ahmetaj ortak dhe mik i mirë me Vilma Nushin dhe Arben Seferin

0
415

hashtaglogo-2222.JPG2-1-300x213Arben Ahmetaj pritet të zërë vendin e Ministrit të Financave ndërsa qeveria Rama po përballet me akuza dhe raportime që hedhin dyshime mbi disa koncensione të rëndësishme dhe mënyrën se si po menaxhon financat e shtetit.

Ahmetaj është një emër i lakuar që herët, sidomos në lidhje me skandalin e viteve 2000 me kompaninë “Hermes”, një kompani kjo që lidhi kontratë me Albtelekomin për ofrimin e disa shërbimeve të nënkontraktuara telefonike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit kapi shkelje dhe abuzime flagrante në këtë kontratë ndërsa prokuroria nisi hetime por i pushoi më pas.

HashtagAL ka konsultuar praktikën e plotë kompanisë “Hermes” dhe ajo çfarë bie në sy është fakti se pronarët dhe drejtorët e kësaj kompanie në vitet 2000, janë konvertuar në ministra, drejtorë të qeverisë së sotme apo dhe në biznesmenë që kapin koncensione të majme.

Kompania “Hermes” u krijua në vitin 2000, ku aksionar kryesor ishte z.Arben Ahmetaj, pasi lidhi kontratën me Albtelekom ai shiti disa prej aksioneve të veta në disa biznesmenë të tjerë, ndërsa paketën kryesore të aksioneve e kontrollonte vetë.

Në vitin 2004, Ahmetaj i transferoi aksionet e tij tek bashkëshortja, znj.Albina Mançka.

 

Faksimile e mbledhjes se aksionareve te shoqerise “H-Communication” ne vitin 2002 ku te pranishem jane dy ortaket, Arben Ahmetaj dhe Vilma Nushi

Por në vitin 2001, Ahmetaj ishte futur aksionar në një tjetër kompani e cila quhej “H-Communications”, Ahmetaj zotërontë 65% të aksioneve, ndërsa pjesën tjetër prej 35% të aksioneve e zotëronte biznesmenia Vilma Nushi.

Zonja Nushi sot rezulton dhe si biznesmenia që ka fituar koncensionin e rëndësishëm të “Check-Up” në Ministrinë e Shëndetësisë dhe është e akuzuar nga opozita dhe për fitimin e disa tenderave të mëdhenj pa garë.

Kompania “H-Communications” e krijuar nga Nushi dhe Ahmetaj, për disa vite ka pasur drejtor të saj shtetasin Arben Seferaj.

Kur qeveria e rilindjes erdhi në pushtet në vitin 2013, z.Seferaj u emërua si Drejtor i Përgjithshëm i OSHEE-së, një ndërrmarje kyçe dhe tepër e rëndësishme. Ai dha dorëheqjen gati një vit më vonë si pasojë e disa implikimeve që janë ende të pasqaruara plotësisht për publikun.

 

Ministri i Energjise dhe Tregtise, Damian Gjiknuri dhe ish-drejtori i OSHEE, Arben Seferi. / LSA

Prokuroria nisi hetimin për disa nga tenderët e blerjes së energjisë së z.Seferaj.

Megjithatë sot rezulton se drejtori i OSHEE-së Seferaj, të cilit ju besua një rol i madh në “reformën energjitike të rilindjes”, në të kaluarën ka qenë një drejtor i bizneseve private të Ahmetajt dhe Nushit, biznese këto që dikur u hetuan nga prokuroria për marrëveshjen e dyshimtë me Albtelekomin.

Kompania Hermes e Ahmetajt u përthith në vitin 2007 nga kompania “H-Communications”, ndërsa në marrëveshjen e përthithjes nënshkruesit ishin pikërisht z.Seferaj dhe znj.Mançka (bashkëshortja e ministrit Ahmetaj).

 

Marreveshja e perthithjes se kompanise Hermes prej kompanise H-Communications. nenshkrues jane Albina Mancka(bashkeshortja e Ahmetajt) dhe Arben Seferaj

Në vitin 2007 “Hermes” u bë pjesë e “H-Communications”, ndërsa kjo e fundit pak më vonë u përthith nga dy kompani të tjera duke e futur biznesin në një spirale kompanish që shiteshin dhe bliheshin mes pronarëve të njëjtë.

Sot, pronarët drejtojnë ministri, drejtori të rëndësishme ose vijojnë biznesin duke kapur tendera dhe koncensione të rëndësishme. / HashtagAL

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here