Tregu i banesave, rriten çmimet 30% tek pallatet e reja

0
192

 

–   Vetëm nga aplikimi i taksës së banesës mbi apartamentet e pashitura dhe rritja e tarifës së hipotekës janë rritur çmimet e shtëpive të reja në periferi të Tiranës me 20 euro metrin katror, duke arritur në 470 euro/m2, duke filluar nga muaji shkurt.

–   Ndërsa dyfishimi i taksës në infrastrukturë pritet të shtrenjtojë çmimin e tyre me 50-250 euro për metër ndaj banesave që do të ndërtohen nga lejet që po jepen në vijim

Ervin Kaduku

Shitjet janë pakësuar, po kryhen pak transaksione dhe në përgjithësi çmimet e banesave kanë rënë, por në zona të ndryshme situate paraqitet e ndryshme. Në Bllok, te RTSH, Qendër të kryeqytetit rënia shkon në 25–30%, në zonat rreth Unazës së Vogël të Tiranës, rënia është 10-20%. Në zonat më larg, meqenëse edhe vlerat janë më të ulëta, rënia është më e ulët, deri në 5-10%. Por, e kundërta po ndodh me pallatet e reja, ku vërehet një tendencë krejtësisht të kundërt. Në to ka rritje çmimi, që parashikohet të vijojë. Në vitin 2015 nisën të ndërtohen 20-30 pallate të reja nga themelet. Në këto pallate çmimet janë më të larta se kudo tjetër. Vlera shkon rreth 30% më e lartë në po të njëjtin vend me ndërtesa të ndërtuara më parë. Kjo ndodhi për disa arsye:

–   40-50% e merr pronari i truallit, me kontratën e shkëmbimit

–   Ndërkohë ndërtuesit, gjatë 5 viteve që kanë pritur që të marrin lejen e ndërtimit, kanë pasur kosto të mëdha: qira, makineri, pagat, tenderë etj

–   Kosto tjetër është fakti se pallatet e reja nuk bëhen më me 12 kate si dikur, me volum të madh banimi, por rreth 8-9 kate maksimumi

–   Ruajtja e standardeve i detyron që të ndërtojnë parkingje me 2-3 kate, e cila është një kosto shtesë për ndërtimin

–   20-30% e pallatit që mbetet për t’u shitur duhet të mbulojë të gjithë kostot që ndërtuesi ka pasur

–   Nga ana tjetër, edhe taksa 8 për qind mbi infrastrukturën ndikon mbi çmim.

Por ka edhe faktorë të tjerë që po ndikojnë në rritjen e çmimeve. Mungesa e lejeve të ndërtimit në qendër ka bërë që të kërkohen apartamentet në këto zona dhe duke mos pasur oferta të reja, kërkesa më e madhe bën që të ketë këtë rritje të çmimeve. Taksa e shitjes prej 15% (që hyri në fuqi që më 1 janar të 2015) është faktori i dytë pasi në përllogaritjet që bëjnë pronarët e këtyre njësive kalkulojnë tatimin që do të paguajnë dhe këtë ia vendosin sipër çmimit që ata duan të shesin. Ndërtuesit, gjatë 5 viteve që kanë pritur që të marrin lejen e ndërtimit kanë pasur kosto të mëdha: qira, makineri, pagat, tenderë etj., që priret t’ua përçojnë kostove totale, si barrë e blerësit fundor. Firmat e ndërtimit duhet që truallin ta fusin si shpenzim ndërkohë që pjesën e shkëmbimit që i japin apartamente pronarit, duhet ta kalojnë me çmimin e shitjes, në bazë të tabelës me referencat e tregut, sipas ligjit nr. 1129, datë 5.8.2008 “Për mënyrën e përcaktimit të vlerës së truallit, të vënë nga pronarët e tij, në dispozicion të investitorëve të ndërtimit”. Ndërtuesit pohojnë se kjo kalon automatikisht në të ardhur. Marzhi mes çmimit të referencës së truallit me çmimin e shitjeve të zonave është diferencë e madhe. Ndaj është një nga arsyet që do të rritet çmimi për blerësin fundor. Vetëm nga aplikimi i taksës së banesës mbi apartamentet e pashitura dhe rritja e tarifës së hipotekës janë rritur çmimet e shtëpive të reja në periferi të Tiranës me 20 euro metrin katror, duke arritur në 470 euro/m2, duke filluar nga muaji shkurt. Ndërsa dyfishimi i taksës në infrastrukturë pritet të shtrenjtojë çmimin e tyre me 50-250 euro për metër ndaj banesave që do të ndërtohen nga lejet që po jepen në vijim. Që nga fillimi i këtij viti, taksa e banesave aplikohet edhe mbi shtëpitë e ndërtuara dhe ende të pashitura. Fratari tha se kjo është një taksë jo e logjikshme pasi përvoja e vendeve të tjera tregon se tatime të tilla paguhen nga blerësit dhe përdoruesit dhe jo nga ndërtuesit. Duke qenë se kompanitë e mëdha të ndërtimit kanë në zotërim qindra apartamente të pashitura nga ngurtësimi i kërkesës, kostot që po vijnë nga taksa e re janë transferuar në çmime me rreth 20 euro për metër katror. Por kjo rritje nuk ka të krahasuar me atë që do të krijojë taksa e re e ndikimit në infrastrukturë. Kjo taksë që më parë vilej 4% mbi vlerën e ndërtimit të projektit me ndryshimet e reja të janarit të vitit 2016 do të vilet 8% mbi vlerën e shitjes. Për një metër katror që e ka koston e ndërtimit 200 euro për metër katror, aktualisht paguhet nga ndërtuesi taksë 8 euro. Me ndryshimet ligjore, kjo taksë vilet mbi çmimin e shitjes, i cili supozohet se është 500 euro. Taksa që do t’i paguhet bashkisë është 40 euro për metër katror. Ky ndryshim në taksa e rrit çmimin deri në 250 euro metrin katror, sipas ndërtuesve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here